Ngjarjet e datës 14 Prill

14.04.2014 (komentet: 0)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, do të takohet me Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Arta Dade, kryetare. (Kabineti i Kryetarit Krasniqi, ora 9:30)


 

 

 





- Mbahet Konferenca shkencore me titull “Debimi me dhune i popullates Shqiptare nga Mitrovica me rrethine dhe deportimi i tyre per Shqiperi me 15 Prill 1999”, nga ushtria, policia dhe paramilitaret serbe. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë , ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  S-I, ora 10:40)

- Federata Sindikatave të Pensionistëve Kosovës organizon tubim protestues për shkak të shfrytëzimit të njëanshëm të “Objekteve të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës” - nga asociacioni tjetër i pensionistëve – “Organizata e Lidhjes së Pensionisteve të Kosovës”! (Përballë Hotelit Sirius, tek Shtëpia e Pensionistëve, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës.(Vendi: Kuvendi i Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 11:00)

- Oda e Noterëve të Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë do të organizojnë ceremoni për nderë të dy vjetorit të themelimit të Odës së Noterëve. (Hotel "Sirius", ora 15:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment