Ngjarjet e datës 14 Mars

14.03.2014 (komentet: 0)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 9:00 - vetëm pamje)

 



- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë një konferencë e radhës, në regjionin e Gjilanit, me temë: “Roli dhe rëndësia e shërbimeve lokale dhe ato rajonale në situata emergjente“. (Gjilani, ora 10:00)

- Kryeministri Hashim Thaçi takohet me Ditmir Bushatin, Ministër i Punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Zyra për Çështje të Komuniteteve prane Zyrës së Kryeministrit, do të prezentojnë dhe do të nënshkruajnë dokumentin e përbashkët të bashkëpunimit të të dyja institucioneve. (Salla për konferenca në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ora 10:00)
 
- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.(Ndërtesa Qendrore të Qeverisë së Kosovës, ora 10:30)

- Banka Qendrore e Republikës, së Kosovës me rastin  e shënimit të Javës Globale të Parasë, që organizohet në kuadër të Edukimit Financiar, organizon aktivitet. (Amfitetri i Bibliotekës Kombetare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, do të pret një delegacion nga Qeveria e Maltës, me ç'rast ky delegacion të vizitojë edhe Spitalin Rajonal të Ferizajt.(Spitali Rajonal i Ferizajt,  ora 11:00)

- Prokurorja e Shtetit, njëherësh Koordinatorja Nacionale Kundër Korrupsionit, Laura Pula do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Prokurorisë së Shtetit, ndërtesa e ish bankës së Lubjanës, kati i IV-të, ora 11:00)

- Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike dhe Posta e Kosovës, nënshkruajnë marrëveshje për shërbimin e pagesës së faturave të energjisë elektrike. (Ndërtesa Qendrore të KEDS-it, Kati i VI, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, do të mbajnë një konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-32, ora 11:15)

- Kryeministri Hashim Thaçi në takim me zëvendës drejtorin e EBU-së, David Luis. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30) 

- Sindikata e Pavarur e Administatës së Kosovës, mban konferencë për shtyp ku do tu njoftohet për qëndrimet e SPAK-ut përkitazi për vendimin e Kryeministrit për rritjen e pagave në sektorin publik. (Zyrët e Sindikatës, ora 12:30)

- Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Prishtinës do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati. (Ndërtesa e Komunës, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.(Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31 , ora 14:00)

- Ministri Enver Hoxhaj dhe ministri Ditmir Bushati do të mbajnë nga një ligjëratë, të organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës, me temën “Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri si një shembull i fqinjësisë konstruktiv. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Shoqata e Radioamatorëve të Kosovës mban ceremoninë që organizohet me rastin e Licencimit të 49 radioamatorëve të rinj. (Hotel Prishtina, ora 14:00)

- Këshilli themelues i NISMA për Kosovën në Viti do të mbaj tubimin e saj themelues. (Shtëpia e Kulturës në Viti, ora 17:00) 

Kthehu mbrapa

Shto koment