Ngjarjet e datës 14 Maj

14.05.2014 (komentet: 0)

Programi Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat, GIZ, USAID, dhe EYE organizojnë hapjen e trajektores trajnuese për Aspektin Gjinor dhe Zhvillimin e Zingjirit të Vlerës, Program i Promovimit të Punësimit në Sektorin Privat. (Hotel Siriues, ora 9:00)


- Agjencia për Barazi Gjinore, Ambasada Suedeze  në Prishtine - SIDA në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë, bën prezantimin e “Profilit Gjinor të vendit". (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,do të prezantojë aderime të reja.(Zyret e LDK-së, Qafa, ora 10:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të bëjë homazhe në fshatrat Qyshk, Pavlan e Zahaq, në kujtim të mbi 110 martirëe të rënë në luftën e fundit në Kosovë. (Qyshk, ora 10:00)  

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, mban takim me përfaqësuesit e mediave në një takim të përbashkët për të diskutuar format e vetëdijesimit të partive politike që synojnë qeverisjen e vendit. (Hotel, Sirius, ora 10:00)

- Programi i Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi organizon takim me qytetarët e Mitrovicës me qëllim të angazhimit të përgjithshëm në tejkalim të brengave lokale. (Sallën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ora 10:30)

- Një delegacion zyrtar nga Republika e Çekisë, i prirë nga Kryeprokurori ikëtij  vendi, Pavel  Zeman, do të vizitojë Gjykatën  Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Zyrët e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, ora 10:45)

- Mbahet debati publik me temën "Veriu i Kosovës pas zgjedhjeve lokale dhe para zgjedhjeve parlamentare“. (Qendra Mediale, Çaglavicë, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj i shoqëruar nga udhëheqësi i Organizatës "Konsumatori", Selatin Kaçaniku, do të vizitojë kompaninë Meridian Express. (Lagjja e Mati 1, respektivisht në "Rruga B, ora 11:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon konsultim publik  në komunën e Gjilanit lidhur me diskutimin e  Strategjinë Sektoriale për Vetëqeverisjen Lokale 2015 – 2025. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! do të mbajë konferencë për media në lidhje me hapat qeverisës drejt masave që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje!-s, Rruga UÇK, ora 12:00) 

- Hapet edicioni i 13-të të panairit nderkombetar EXPOKOS 2014.(Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 12:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë në një tubim me Rini.(Sheshi 21, ora 12:00) 

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimorë në nderim të këtyre ngjarjeve. (Kino-Teatrin “Jusuf Gërvalla”, në qytetin e Pejës, ora 13:00) 

- Mbahet Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për Programin e Trajnimit të Trajnerëve dhe publikimi i Udhëzimeve Praktike për Përafrimin e Legjislacionit". (Swiss Diamond Hotel, ora 13:30)

 - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson do të vizitojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku do të shprehë përkrahjen e vazhdueshme të ambasadës për mbajtjen e zgjedhjeve kredibile parlamentare më 8 qershor. (Ndertesa e KQZ-së, ora 14:30)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, vizitë në Qendrën Tregtare të “Albi Group”. (Albi Mall, ora 15:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me Shoqatën e Zejtarëve “Mehmet Shoshi”.  (Zyrat e shoqatës në Carshinë e Vjetër të Pejës, ora 18:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment