Ngjarjet e dates 13 Shtator
12.09.2013 (komentet: 0)
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Sheshi Skëndërbe, pranë objektit të Qeverisë, ora 9:00)
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Sheshi Skëndërbe, pranë objektit të Qeverisë, ora 9:00)
- Takim mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Ndërtesa e Qeverisë, kati II, ora 9:30)
- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në bashkëpunim me fondacionin Friedrich Ebert Stiftung organizon tryezën për diskutim me temën Ligji i Punës- Sfidat. (Hotel “Prishtina”, ora 9:30)
- Mbahet takim bilateral i delegacioneve të Qeverisë së Kosovës dhe atij të Shqipërisë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-31, ora 10:00)
- Mbahet konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit Thaçi dhe Kryeministrit Rama. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:45)
- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 11:10 - vetëm pamje)
- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. (Kabineti i Kryetarit. ora 11:40 - vetëm pamje)
- Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)
- Ceremonia e betimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, gjenerata 2013-2017. (Kazerma e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së “Adem Jashari”, ora 14:00)
- Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, do të takohet me Volker Munchow, deputet i Landit të Nordrhein-Westfalen dhe delegat në Komisionin Evropian, si dhe Rrahman Islami, kryetar i shoqatës së binjakëzimit të qyteteve “Podujevë-Velbert”. (Kabineti i Kryetarit, ora 14:00 - vetëm pamje)
- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, do të pres në një takim njoftues Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj. (Kabineti i Ministres Kusari-Lila, ora 16:45)
- Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku takohet me Ministren e Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë znj. Klajda Gjosha. (Kabineti i Ministrës, ora 17:00)
- Ministri i Infrastrukturës, Femi Mujota do të takohet me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, të Shqipërisë, Edmon Haxhinasto. (Kabineti i ministrit të Infrastrukturës, ora 17:00)
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli pret në takim Ministrin e Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri. (Kabineti i Ministrit Ismajli, ora 17:00)
- Ministrja e Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë , Lindita Nikolla, do të takohet me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja. (Kabineti i ministrit, ora 17:00)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, pret homologen e tij nga Shqipëria, Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro-Furxhi. (Kabineti i ministrit, ora 17:00)
- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e edicionit të trembëdhjetë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Gjon Mili. (Galeria Kombëtare, ora 19:00)
- Mbahet kuvendi qendror i Aleancës Kosova e Re. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 20:00)