Ngjarjet e datës 13 mars
13.03.2014 (komentet: 0)
- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
- Për të shënuar Diten Botërore të Veshkes, Shoqata e Nefrologëve të Kosovës hap një tendë ku qytetarëve do t'u matet tensioni i gjakut dhe niveli i sheqerit në gjak. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 10:00)
- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës, organizon Tryezën e Rrumbullakët, me temë "Shërbimet bankare". (Hotelin Sirius, ora 10:00)
- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, mban kuvend të jashtëzakonshëm lidhur më rritjen e pagave edhe në sektorin privat. (Lokalët e BSPK-së, ora 12:00)
- Shoqata e Nefrologëve të Kosovës organizon një tubim me disa ligjerata si dhe me ligjerues nga Kosova dhe Turqia. (Salla e telemjekesisë pranë QKUK-së, ora 13:00)
- Kryetari i Lidhjës Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci viziton Mitrovicën ku do të ketë takim me të gjitha strukturat e degës së saj. (Salla e madhe në Ndërtesën e Administratës Pensionale, ora 15:00)
- Komuna e Prishtinës mban takim me banorët e zonës për problemet konkrete dhe zgjidhjet e tyre. (Shkolla "Ali Kelmendi" në Barilevë, ora 17:00)
- Mbahet kuvendi themelues i Klubit Afarist Kosovaro - Kroat. (Hotel Parlament në Prishtinë, rr."Zenel Salihu", ora 19:30)
-Shfaqet Premiera Botërore e filmit“Lone Survivor/ i Mbijetuari i Vetëm”. (Kinema ABC, ora 20:00)