Ngjarjet e datës 13 Dhjetor

13.12.2013 (komentet: 0)

- Ministria e Shëndetësisë organizon debatin publik lidhur me Projektligjin për Sigurime Shëndetësore. (Hotelin Sirius, ora 09:30)

 

 



-  Fondacioni Friedrich Ebert organizon tryezën e rrumbullakët “Fushëveprimi i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave kushtetuese”, ne te cilen do te promovohet edhe libri “Gjyqësia Kushtetuese”, me autorë: Prof. Dr Visar Morina. (Qendra per Konferenca „ORION“,  përballë Kinemasë ABC, ora 9:30) 

- Nën patronazhin e kryeparlamentarit Krasniqi, mbahet tryeza shkencore kushtuar 70-vjetorit të Konferencës së Bujanit. (Ndërtesa e Kuvendit në katin V-të, ora 10:00) 

- UNDP dhe komuna e Gjilanit do të lansojnë video që rrjedhin nga aktiviteti "Pyt ... ?" , si dhe një animacion për të ardhurat dhe shpenzimet komunale, i realizuar në bashkëpunim me OJQ-në EC Ma Ndryshe. (Hotel Kristal në Gjilan, ora 10:00)

- Rrjeti ARDA/RDA, i mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë, do të organizojë ‘Panairin e Fundvitit’ në mbështetje të produkteve vendore.  (Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, Prishtinë, ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq do të zhvilloj një vizitë në Institutin Special në Shtime, ku nga afër do të njoftohet për kushtet në të cilat ndodhen rezidentët e këtij instituti. (Shtime, ora 10:00)

- Me rastin e fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, do të organizohet bashkëbisedë me politikane të suksesshme dhe qytetarët në rrjetin social Twitter, në temën “Gratë në politikë”. (Zyret e Innovation Center Kosovo në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti takohet me Sindikatën e Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës. (Zyrat e Sindikatës, ora 11:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe do të organizojë një aktivitet me të rinjë ku të rinjtë dhe nxënësit e shkollave të mesme shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar lidhur me ndalimin e bllokimit të trotuarëve nga automjetet gjegjësisht nga vozitësit e pandërgjegjshëm. (Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren, ora 11:00)

- Zyrtarë të Organizatës donatore  Care for Kosova Kids, do të bëjnë publike punën e realizuar në Klinikën e Pediatrisë për  dekorimin me figura të mureve. (Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ora 11:30)

 - Nënkryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa Naser Osmani si dhe Anëtarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa znj. Hykmete Bajrami mbajnë konferencë për shtyp lidhur me shitjen e 75% e aksioneve te PTK-se nëpërmes ligjit për Buxhetit te Kosovës për vitin 2014. (Selia e Grupit Parlamentar te LDK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të Projektit  "Edukimi dhe konsolidimi i fermerve te Kosoves ” do të bëhet certifikimi i grupeve të grave , që kanë marrë pjesë në trajnimet ne perpunimin e qumeshtit, pemeve, perimeve dhe brumit. (Objekti i IADK-së që gjendet në fshatin Sfaraçak i ulët, p.n. në komunën e Vushtrrisë, ora 12:00)

- Coca-Cola Hellenic në partneritet me Odën Ekonomike Amerikane organizojn turnen humanitar të futbollit të tavolinës ku përfitues do të jetë Shoqata "Nëna Terezë" për mbrojtjen e familjeve që jetojnë në kushte të vështira dhe për zvoglimin e varfërisë. (Lokali Filikaqa në Prishtinë, ora 12:00)

- Kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti takohet me sindikatën e QKMF-ve në Prishtinë. (Zyrat e Sindikatës, ora 13:00) 

- Qendra për Politika dhe Avokim dhe Kosovo United States Alumni Association organizon  tryezën “Mbrojtja e lumit Drini I Bardhë nga degradimi dhe ndotja”. (Ndërtesa e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:00)

 - Kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti takohet me me Bashkësinë lokale nr.3, Lagja Dardania. (Zyra e Bashkësisë Lokale, ora 14:30)

Kthehu mbrapa

Shto koment