Ngjarjet e datës 11 Prill

11.04.2014 (komentet: 0)

Presidentja mbledh liderët për të diskutuar për Tribunalin

Liderët e të gjitha Partive Politike në Kosovë do të jenë sot mysafirët e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën do të bisedojnë çështjet e transformimit të misionit ndërkombëtarë EULEX dhe krijimin e Gjykatës Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur, këshilltari i Presidentes, Arbër Vllahiu, i cili tha se nga presidenca veç se kanë shkuar ftesat.

“Ne kemi dërguar ftesat për të gjithë liderët politik që presidentja do të takojë nesër ku do të diskutohet ky dokument i cili do të dërgohet më pastaj në Bruksel”, ka thënë Vllahiu.

Sipas Vlahiut letra përmban tri elemente, çështja e transformimit të EULEX-it, çështja e krijimit të gjykatës dhe disa çështje të tjera të cilat kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe drejtësisë në Kosovë.

Pjesëmarrjen e ka konfirmuar deri më tani lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili në një njoftim për media ka thënë se takimi i tyre do të bëhet në orën 11:30.

- See more at: http://www.kosovapress.com/sq/politike/presidentja-mbledh-lideret-per-te-diskutuar-per-tribunalin-14453/#sthash.bHJlyt4O.dpuf

- Qendra Klinike Universitare organizon konferencë për medie në të cilen do të prezantohet bashkëpunimi 12 vjeçar i kirurgëve plastik nga Qendra Universitare Lishoping - Suedi me Kirurgjinë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Salla e mbledhjeve në Klinikën e Kirurgjisë, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari do të nënshkruajnë Kontratën Kolektive në mes të MAShT-it dhe SBAShK-ut. (Ambientet e MAShT-it, ora 9:45)

- Ministri për komunitete dhe kthim do të vizitoj komunën e Rahovecit ku do të bisedoj me kryetarin Idriz Vehapi. (Ndërtesa e komunës në Rahovec, ora 9:55)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Qendra për Arsim e Kosovës mban konferencën përmbyllëse të projektit “Kosovision Contest” , ku do të prezantohet edhe raporti i hulumtimit. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 10:30)

- Kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves  Safet Gerxhaliu me bashkëpunetorë  do të vizitoj  Kombinatin Trepça në Parkun Industrial – Mitrovicë. (Mitrovicë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike & Këshilli për Politikat e Demokratizimit-Berlin organizojnë Panel Diskutimi me temë "Mandati i ardhshëm i EULEX-it në Kosovë: Diskutim mbi Strukturën e tij Institucionale dhe Funksionale". (Salla e Konferencave Orion, përballë Kino ABC, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti është i ftuar në takim me Presidenten e Republikës së Kosovës në Presidencë për të diskutuar mbi mandatin e EULEX-it dhe Tribunalin që po kërkohet të krijohet. (Presidenca, ora 11:50)  

- Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane në Kosovë, organizon turneun informativ me autobus, në 40 lokacione të Kosovës, në kuadër të fushatës gjithpërfshirëse për procesin e Liberalizimit të Vizave në Kosovë. (Kijevë, ora 10:15)
  
- Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane në Kosovë, organizon turneun informativ me autobus, në 40 lokacione të Kosovës, në kuadër të fushatës gjithpërfshirëse për procesin e Liberalizimit të Vizave në Kosovë. (Klinë, ora 11:20)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, do të mbajë ligjeratë para studentëve të Kolegjit ISPE me temë: "Zhvillimi Ekonomik i RKS-se në vitet në vijim". (Kolegjit ISPE, salla nr. 2, ora 12:00)
 
- Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane në Kosovë, organizon turneun informativ me autobus, në 40 lokacione të Kosovës, në kuadër të fushatës gjithpërfshirëse për procesin e Liberalizimit të Vizave në Kosovë. (Zllakuqan, ora 12:00)

- Me rastin e 15 vjetorit të rënjes se dëshmorëve Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti bëhen homazhe në vendin e ramjes.  (Kodra e dëshmorëve në Orllan, ora 12:00)

- Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane në Kosovë, organizon turneun informativ me autobus, në 40 lokacione të Kosovës, në kuadër të fushatës gjithpërfshirëse për procesin e Liberalizimit të Vizave në Kosovë. (Istog, ora 12:50)

- Udhëheqësit e Këshillit të Rinisë Evropiane në Kosovë , mbajnë konferencë  me media  me që rast do të bëjnë publike më shumë të dhëna lidhur me 89 bursa që do ti ndaj KREK-u për studentët në Kosovë. (Pallati i Rinisë, salla e Konferencave të  KREK-ut, tek Drejtoria e Pallati, ora 13:00)

- Kryetari  i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, do të mbajë takim me komunitetin e biznesit ku do të prezantohet Programi qeverisës i LDK-së. (Salla “Orion”, përballë Kino ABC, ora 14:00)

- Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane në Kosovë, organizon turneun informativ me autobus, në 40 lokacione të Kosovës, në kuadër të fushatës gjithpërfshirëse për procesin e Liberalizimit të Vizave në Kosovë. (Pejë, ora 14:00)

- Drejtoresha e Doganës së Shqipërisë znj. Elisa Spiropali do ta vizitoi Doganën e Kosovës më ç'rast viziton fabrikën Vipa Qips në Pestovë të Vushtrrisë, ku pas kësaj vizite do të bëhet pronocimi për media. (Fabrika Vipa në pestove, ora 14:30)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do ta publikojë kandidaturën nga AAK-ja për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të biznesmenit të njohur të Anamoravës, Fehmi Fetahut. (Selia qendrore e AAK-së, ora 15:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencen e rregullt për media. (Salla “Orion”, përballë Kino ABC, ora 15:30)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta organizon akademi përkujtimore, kushtuar dëshmorit, Harun Beka. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica" në Mitrovicë, ora 17:00) 

Kthehu mbrapa

Shto koment