Ngjarjet e datës 11 Dhjetor

11.12.2013 (komentet: 0)

- Bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për financimin e projektit të Ujësjellësit Hidroregjioni në Prizren, në vlerë prej 2.5 milion euro. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 9:30)

 

 

 

 



- Oda Ekonomike Amerikane në bashkëpunim me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës organizojnë tryezën e rrumbullakët mbi Projektligjin për Mallrat e Liruara nga Detyrimet Doganore (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Riinvest, në bashkëpunim me FES dhe KFOS organizojnë tryezën e rrumbullakët me temën: "Të paguash apo të mos paguash" - Informaliteti nga këndvështrimi i bizneseve në Kosovë. (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin diskutues me temë: “Komunat e Veriut të Kosovës pas zgjedhjeve komunale dhe Marrëveshja e 19-të Prillit Kosovë-Serbi”. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelgjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  S-II, ora 11:00) 

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të lansojë fillimin zyrtar të Skemës së Granteve për zhvillim Rural e cila ka për qëllim përkrahjen e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimin rural. (Hotel Emerald, ora 12:10)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit 23. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes në mes Ministrisë së Integrimit Evropian  dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-32, ora 14:30)

- Deputetet e komunitetit jo shumiceorganizojnë tryezën me temë: "Vendet e rezervuara ne Parlament per komunitetin jo shumice ne proceset e ardhshme zgjedhore" ne Parlamentin e Kosoves. (Kuvendi i Kosoves, salla S I, ora 15:00) 

Kthehu mbrapa

Shto koment