Ngjarjet e datës 10 Tetor

10.10.2014 (komentet: 0)


- Shoqata e Onkologëve të Kosovës dhe Task Forca Mesdhetare për Kontrollë të Kancerit organizon një simpozium me temën: “Roli i Mjekëve Familjar në parandalimin, skrinimin dhe detektimin e hershëm të kancerit, si dhe kujdesi shtëpiak i pacientëve me kancer”. (Hotel Emerald, ora 9:00)


- Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të Sistemit për Menaxhimin e Burimeve të Informacionit. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 9:30)

- Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Sistemit të Menaxhimit të Resurseve të Informatave që zbatohet nga ICITAP-i i Departamentit të Drejtësisë i SHBA-ve (USDOJ).(Ministria e Punëve të Brendshme, ora 9:30)

- OJQ "Reforma" bën prezantimin e hulumtimit njëkohësisht të përmbylljes së projektit P.U.L.S.A.R - Projekti për Mirëkuptimin dhe Lidhjet e pajtimit në mes të Serbëve dhe Shqiptarëve që është zhvilluar në Mitrovicë. (Universiteti IBCM në jug të Mitrovicës, ora 10:30) 

- Policia e Kosovës në bashkëpunim me Forumin e Kosovës për Siguri në Rrugë organizon konferencë e cila ka të bëjë me ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor. (Salla e konferencave në stacionin policor “Qendra”, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës  (KDI), mban konferencën per media, ku do të shpalosen qëndrimet e saj në lidhje me të gjeturat e evidentuara  në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2014.(Zyret e KDI, ora 11:00)

- Fillon ndërtimi i spitalit për fëmijë, për ndërtimin e të cilit mjetet i ka sigurua “Shoqata Nëna Terezë”, nga Gjermania. (Hapësirat e spitalit të qytetit, në Bair, ora 11:00)

- Trashëgimia Kulturore pa Kufij  do të organizojë dy pilot aktivitete mbi trashëgiminë shpirtërore në Ferizaj dhe Gjilan në kuadër të Projektit të Përbashkët të BE/KE “Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturor”. ( Mullirin e Nikës në Ferizaj, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë do të vizitojë Autostradën e re (R6) me qëllim të njoftimit me punët dhe progresin e bërë. (Nyja ndërlidhëse e Autostradës R7 dhe Autostradës R6 në fshatin Preoc - Fushë - Kosovë, ora 11:30)

- Ambasadorja e Sh.B.A.-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e shoqëruar nga Presidentja Jahjaga, do t’u drejtohet nxënësve të cilët do të prezantojnë shkathtësitë e tyre në përdorimin e teknologjisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave.(Universiteti Amerikan në Kosovë, ora 11:45)

- Federata e Sindikatave të Pavarura të Elektrokosovës mban konferencë për shtyp lidhur me njoftimin për daten e fillimit të grevës për punëtorët e KEDS-it. (Lokalet e BSPK-së, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media, ku AKB-ja reagon lidhur me "Raportin e Progresit 2014" për Kosovën. (Zyrat e AKB-së, ora 12:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment