Ngjarjet e datës 10 gusht 2015
10.08.2015 (komentet: 0)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton Kompaninë Regjionale të Ujitjes “Radoniqi- Dukagjini” në Gjakovë. (Zyrat e kompanisë – Rruga “UÇK” në Gjakovë, ora 10:00)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton një tokë bujqësore, që ndodhet nën sistemin e ujitjes "Radoniqi-Dukagjini". (Magjistralja Gjakovë-Prizren, Kilometri i katërt pasi të kalohet Ura e Fshejtë, 10:30)
- Me rastin e 10 Gushtit – Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Komuna e Kaçanikut Organizon Akademi Përkujtimore. (Pallati i Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, ora 16:00)
- Hapja e ekspozitës "Unersable", e cila është vepër grupore dhe kolaborative e artistëve vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 18:30)