Ngjarjet e datës 10 Dhjetor

09.12.2013 (komentet: 0)

- Punëtorët e shkollave e mesme të Prishtnës: Abdyl Frashëri, Shkolla Ekonomike "Hoxh Kadri Prishtina", "Eqërem Qabej", "Shtatë Shtatori" dhe "Prenk Jakova" do të bëjnë protest një ditore duke kërkuar paga të barabarta me koleget e tyre. (Prishtinë, ora 8:00)

 

 

 

 



- OHCHR–ja, zyrë e pavarur në Kosovë, me rastin e festimit të Ditës së të drejtave të njeriut për vitin 2013 organizon tryezëm me temë “20 vjet punë për të drejtat tuaja”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Në kuadër të “ Javëve të Biznesit Kosovar 2013” Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon tryezën me temën: “Si të zhvillohen dhe afirmohen prodhimet Kosovare”. (Zyrat e Aleancës Kosovare të Bizneseve, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Drejtoresha e USAID-it për Kosovë Maureen A. Shauket do të vizitojë Gjakovën ku merr pjesë në tryezën e rrumbullakët mbi monitorimin e gjykatave për çështje të gruas. (Rastaurant Çarshia e Jupave, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën diskutuese për punimin Mbulimi i Ekonomisë në Mediat e Shkruara të Kosovës. (Orion, përballë kinemasë ABC, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Instituti për Qendrueshmëri dhe Zhvillim të Rinisë në Evropën Juglindore mban konferencë që ka për qëllim pasqyrimin dhe raportimit mbi të drejtat e njeriut të Personave me Aftësi të Kufizuara Mendore në Republikën e Kosovës. (Zyret e ISDY Kosova, rr: Fehmi Agani nr. 50, ora 11:00)

 - Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- KMDLNj shfaq filmin “Dear Mandela” për Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut – ligjërues Adem Demaçi. (Kolegji “Pjetër Budi”, ora 11:30)

- Drejtoresha e USAID-it për Kosovë Maureen A. Shauket mban takim me krytaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari –Lila. (zyret e AKR-ës, ora 11:30 - vetëm pamje) 

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do të shënojë 10 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, me një ekspozitë pikture. (Shkolla "Hivzi Sylejmani" në Fushë Kosovë, ora 16:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim do të mbyllin Programin e "Beautiful Kosova" ku do të prezantohen rezultatet kryesore. (Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës, ora 16:00)

- Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, organizon tryezën "CSR - Një investim i zgjuar që jep një avantazh në biznes". (Hotel  Swiss Diamond, ora 17:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment