Ngjarjet e datës 1 Tetor

01.10.2013 (komentet: 0)


 

 

 

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, Avokati i Popullit Sami Kurteshi do të vizitojë nesër, e martë, me datë 1 tetor 2013, Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë. (Shtëpia e Pleqve, ora 9:00)
 
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, do të takohet me  një delegacion nga Parlamenti i Sllovakisë, kryesuar nga Ivan Stefanec. (Kabineti i Kryetarit, ora 9:00 – vetëm pamje)

- Ceremonia e hapjes së Javës për të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit në Kosovë. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ju fton të merrni pjesë në diskutim dhe lansimin e punimeve “Deforma zgjedhore" dhe "Përkthimi i besimit të qytetarëve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Ministria për Komunitete dhe Kthim mban konferencën për shtyp me rastin e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit dhe  planit aksionar të komunës së Prizrenit, Shtërpcës dhe Ferizajt, në kuadër të projektit CSSP ``Bashkëpunimi ndër komunal të jugut të Kosovës". (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:00) 

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të bëjë homazhe të shtatorja e Presidentit Rugova. (Sheshi i Pavarësisë, ora 10:00)

- BIRN dhe Instituti GAP, mbajnë konferencë për media ku do të prezantohen raportet e GAP për problemet më të mëdha me të cilat përballen banorët e komunave të regjionit të Pejës që përfshinë: Komunën e Pejës, Istogut, Klinës, Deçanit. (Hotel Çardak, Pejë, ora 10:30)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2013/2014, organizohet pritja e studentëve dhe nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet MASHT-it, UP-së dhe Fakultetit të Edukimit. (Amfiteatri i madh i Fakultetit të Edukimit ora 11:00)

- Shënohet 1 Tetorit - Dita Ndërkombëtare e Personve të Moshuar, që sivjet mbahet me moton: ”E ardhmja që ne duam - Çfarë thonë të moshuarit". (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N 302, ora 11:00)

- OJQ  “Qendra për edukim Cilësor “ në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, organizojn ceremonin e inagurimit te renovuar të Shtëpisë se Pleqve ne Prishtine. (Lokalet e Shtëpisë se Pleqve, ora 11:00)

 - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj vizitojë qytetin e Gjilanit, ku do të zhvillojë takime të hapura me qytetarë. (Teatri Kombëtar i Gjilanit, ora 11:00)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2013/2014, bëhet promovimi i galerisë në Fakultetin e Arteve. (Fakulteti i Arteve, ora 11:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konference për shtyp ku do të listoj disa nga mangësitë dhe ngecjet e qeverive aktuale të 14 komunave të cilat KDI i monitoron së bashku me organizata partnere. (Zyrat e KDI-së, afër shtëisë së Bajram Kelmendit, ora 11:30)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj mban konferencë për media në lidhje me rezultatet e kërkesave që qytetarët kanë për përmirësimin e jetesës së tyre në Komunë. (Zyrën e Lëvizjes, ora 11:30)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2013/2014, bëhet lansimi i Wireless-it në kampusin universitar dhe njësitë akademike të UP-së, ora 11:50

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  S-II, ora 12:00)

- Mbahet manifestimi tradicional “Dita e Patates”. (Fabrika VIPA-Chips, fshati Pestovë në komunën e Vushtrrisë, ora 12:00)

- Mnistri i MPMS-së, Nenad Rashiq dhe kryetari i Komunës së Graqanicës, Bojan Stojanoviq bejn ndarjen e banesave në Dobratin. (Para ndërtesës në Dobratin, ora 12:00)

- Komisioni për Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:15)

- Veteranët e Brigadës 138 “Agim Ramadani” do të vendosin lule pranë Shtatorës së Presidentit të përuruar ditë më parë. (Sheshi Ibrahim Rugova , ora 12:30)

- Shënohet 16 vjetori i protestave studentore të 1 Tetorit 1997 dhe promovohet  libri :”1 Tetori i Kthese - Lëvizja studentore 1997 -1999” të autorit Bujar Dugolli. (Salla e Kuqe e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, ora 13:00)

- Inovation Centre Kosovo organizon “Monetizimi dhe zhvillimi i WEB në Kosovë”. (Ambientet e Inovation Centre Kosovo, ora 17:30)

- Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe Shpend Ahmeti, nënkryetar, njëkohësisht dhe  kandidati për Kryetar Komune në Prishtinë mbajn takim me aktivistë të Vetëvendosjes në Tiranë. (Akademia e Arteve në Tiranë, salla “Black Box”, ora 18:00)

- Nis festivali i muzikës klasike „Kamerfest 2013“ me një koncert të organizuar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë. (Kisha Katolike „Shën Ndou“ në Prishtinë, ora 20:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment