Ngjarjet e datës 1 Prill

01.04.2014 (komentet: 0)

- Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, merr pjesë në bashkëbisedimin me ndërmarrësit e Anamoravës, me titull “Anamorava në perspektivën e zhvillimit ekonomik – Zona e lirë ekonomike dhe autostrada”. (Hotel Kristal në Gjilan, ora 11:00)


- Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla, ora 9:00)


- Mbahet takimi i trembëdhjetë me radhë i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, i cili udhëhiqet nga Ministri i Tregtise dhe Industrise Bernard Nikaj. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave P-38, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosoves, dega ne Podujeve organizon Konference per media, lidhur me shkeljet qe po i bene pushteti aktual i Komunes se Podujeves, në sferen e punesimeve dhe heqjen e punetorëve nga puna, në baza partiake. (Selia e PDK-së, në rrugen "Zahir Pajaziti", afër Postes se qytetit të Podujeves, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës mban Degjim Publik me me Ministrin e Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, 10:00)  
 
- Dogana e Kosovës do të filloj procesin e asgjësimit të aparateve të ndryshme të lojërave të fatit. (Kompania “New York” në Drenas, ora 11:00 - transporti për gazetar nga zyrat e Doganës në Lakrisht, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, merr pjesë në bashkëbisedimin me ndërmarrësit e Anamoravës, me titull “Anamorava në perspektivën e zhvillimit ekonomik – Zona e lirë ekonomike dhe autostrada”. (Hotel Kristal në Gjilan, ora 11:00) 

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00) 

- Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-32, ora 11:30)

- Ndërmarrja publike “Hortikultura”, së bashku me Kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti, si dhe vullnetarë të tjerë, do të fillojë mbjelljen e luleve në parkun e qytetit. (Parku i qytetit, ora 11:30)

Kthehu mbrapa

Shto koment