Hashim Thaçi nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa”

12.01.2015 (komentet: 0)

Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është nderuar sot nga Universiteti i Tiranës me titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në lirinë e popullit të Kosovës, reformat integruese drejt familjes euroatlantike si dhe zhvillimin social-ekonomik për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Çmimi u dha në Sallën e Senatit Akademik të Rektoratit të Universitetit të Tiranës.

Ceremonia nisi me fjalën e prof.Dr. Dhori Kules, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe praninë e senatorëve të UT-së, shumë personaliteteve nga fusha e politikës, arsimit dhe fusha të tjera,

Zv.Kryeministri Thaçi, pasi mori çmimin nga Rektori Kule, shprehu mirënjohjen e tij.

Ai e nisi fjalën me ngjarjen më të fundit, pjesëmarrjen e shqiptarëve në Marshin e Republikës në Paris:

“Në Paris ne dëshmuam solidaritetin, tolerancën e kombit shqiptar, – tha ai. – Kosova dhe Shqipëria i takojnë familjes euroatlantike dhe kombi shqiptar dallohet për tolerancën e tij”, trasnemton bw.

Më tej, ai bëri një përmbledhje të përpjekjeve të Kosovës para dhe gjatë luftës për pavarësi si dhe mbështetjen që u dha nga Shqipëria. Po ashtu, ai falenderoi për titullin e dhënë nga Universiteti i Tiranës.

“Roli i këtij institucioni është veçanërisht i shquar dhe dua të shpreh mirënjohje të veçantë për ata profesorë që erdhën në Kosovë disa vite më parë dhe dhanë ndihmë të çmuar në konsolidimin e Universitetit “Hasan Prishtina”.

Unë ndihem i nderuar jo vetëm për çmimin,- theksoi Thaçi - por dhe për motivacionin e tij.”

Kthehu mbrapa

Shto koment