Gjilan: Ndërroi jetë Poeti Fehmi Korqa

29.08.2013 (komentet: 0)

Ka ndërruar jetë sot në moshën 44 vjeçare poeti gjilanas Fehmi Korqa. Fehmi Korça ka lindur më 25 gusht 1969 në fshatin Gëminc-Malsia e Gallapit. Shkollën fillore dhe të mesmën e ka mbaruar në Gjilan. Si ish-student i fakultetit filologjikë dega Gjuhë dhe letërsi shqipe u largua nga vendlindja më vitin 1991 dhe emigroi në Gjermani ku ai po jetonte me bashkëshortet dhe dy fëmijë.

Gjilan: Ndërroi jetë Poeti Fehmi Korqa


Në Gjermani përpos kursit të gjuhës gjermane, Ai do të vazdhojë edhe studimet. Poeti Fehmi Korqa me shkrime merrej që nga bankat e shkollës fillore. Më vitin 1996 shkroi dramën “Plisi në shtizë”, ku u luajte nga një grup të amatorëve dhe ishte regjisor i dramës, e cila u shfaq në disa qytete të Gjermanisë.Në vitin 2011 në Tiranë nga shtëpia botuse “Ëeso” botoi vëllimin poetik “Nuk jam larg”.

Vdekja e befasishme i ndërpreu krijimtarinë e shumtë poetike. Poeti Fehmi Korqa vlerësohet nga poetët më të angazhuar të brezit të ri. Varrimi i poetit Fehmi Korqa, bëhet të premten ( 30 gusht) në varrezat e qytetit në Gjilan në ora 16.oo /xlpress.tv/

Kthehu mbrapa

Shto koment