Aksion bamirësie për familjen e Tefik (Demir) Halilit nga fshati Kokaj

15.11.2020 (komentet: 0)

 

Të nderuar bashkëfshatar, miq të nderuar, e qytatrë të nderuar ju njoftojmë se ka filluar aksioni për t’i ndihmuar të siguroj kulm mbi kokë familjes pesë anëtarësh të Tefik Halilit nga fshati Kokaj.

Tefik Halili, është djali i tretë me radhë i Demir Halilit ( 1968), i martuar me Mirishahen (1973) baba i tre vajzave ( 19, 17, 7 vjeçare).

Tefiku me bashkëshorten dhe tre (3) vajzat, deri më tani kanë jetuar në Kokaj, pothuajse të vetëm, sepse të gjithë banorët e lagjes së poshtme janë shpërngulur, apo kanë  arrit të sigurojnë shtëpi banimi në Gjilan.  Vajza e madhe Xheneta 19 vjeçare, nuk e ka  mund me vazhduar shkollën e mesëm dhe ka ngecë pa përgatitje të duhur shkollore.   Alma 17 vjeçare , po ashtu nuk ka mund me vazhdua shkollimin  e mesëm, dhe rrezikohet të mbetet e pa shkollim adekuat, së paku pa shkollë profesionale. Jara 7 vjeçare, ka filluar shkollimin në klasë të parë (I) në Pogragjë, por në këto rrethana si fëmijë i vetëm nga ky fshat , edhe kjo ekzistojnë gjasat që t’i ndërpritet shkollimi që në fillim.

 

Për ta bërë një jetë më me dinjitetet, duke ua mundësuar vazhdimin e shkollimit, dhe të iu bashkëngjiten vajzave tjera lindi ideja për ti ndihmuar kësaj familjeje, që ta zgjidh çështjen e banimit në qytet, pikërisht për t’ua mundësuar shkollimin e të këtyre vajzave krahas moshatareve të veta. Nismëtar për ti ndihmuar kësaj Familje është Xhelal (Ilmi) Rrustemi, të cilit iu kanë bashkuar edhe Ali (Januz) Halili dhe Ismet (Halit) Azizi. Pas disa bisedimeve të këtyre tre iniciuesve të këtij aksioni duke marrë parasysh se përveç kushte të vështira në fshat shkaku më kryesor është shkollimi i vajzave, të cila nuk kanë kurrfarë mundësie të shkollohen nga aty ku kanë jetuar deri metani, sidomos bija me e vogël e cila posa ka filluar ta vijon mësimin edhe pse mosha e sajë kërkon që ajo tashmë të vijoj klasën e dytë të shkollës fillore, kanë iniciuar aksionin për mbledhjen e mjeteve materiale për t’ia ndërtuar një shtëpi modeste në Gjilan, pasi tashmë trualli për ndërtimin e shtëpisë e ka siguruar. Nismëtarët, kërkojnë nga të gjithë personat që janë të gatshëm të ndihmojnë, t’i bashkëngjiten këtij aksioni dhe mjetet ti derdhin në llogarinë bankare apo në raste të veçanta t’ua dorëzojnë këtyre tre personave. Mjetet nuk mund të tërhiqen pa qenë prezent tre personat e lartpërmendur. Llogaria bankare XK05 20-17-0001878726-38 EUR Për mjetet e tubuar do të publikohen shumat me emër e mbiemër nga dhuruesit, dhe në vazhdimësi do të publikohen shumat e tubuar e parave të dëshmuara me dëftesa. Njësoj do të veprohet edhe me mjetet e tubuar me dëftesa do të dëshmohet edhe përdorimi i mjeteve, përkatësisht pagesat që do të bëhen në të ardhme. Pra gjithçka do të jetë transparente dhe do të publikohet në faqen e internetit www.kokaj.net, në facebok https://www.facebook.com/ismetazizikokaj/, dhe grupi i mbyllur https://www.facebook.com/groups/kokaj/, për të cilën do të përkujdeset stafi i portalit. Telefonat kontaktues: Xhelal (Ilmi) Rrustemi tel . dhe viber: 044 255 567 Ali (Januz) Halili, tel. 044 403 358 Ismet (Halit ) Azizi tel dhe viber: 049 301 656

Kthehu mbrapa

Shto koment