Shqipëria “shuplakë” Greqisë dhe Serbisë, legalizon Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar

12.07.2017 (komentet: 0)

Shqiptarët autokton nën Serbi dhe Greqi janë kombi më i diskriminuar në Europë

Republika e Shqipërisë legalizon Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar, kryetari i saj reagon ndaj Ivica Daçiç dhe Nikos Kotzias. 

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu ka reaguar ndaj ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç, dhe atij grek Nikos Kotzias të cilët nga Athina deklaruan midis të tjerash se kinse janë të shqetësuar përsa i përket çështjes së influencës së faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Daçiç dhe Kotzias para se të shpifin ndaj Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, duhet të ndalojnë projektet e tyre gjenocidiste për spastrimin etnik të trojeve shqiptare, të cilat aktualisht ndodhën nën pushtimin e tyre. Shqiptarët autokton nën Serbi dhe Greqi janë kombi më i diskriminuar në Europë. Serbia dhe Greqia në vazhdimësi dhe me çdo kusht kanë tentuar ndryshimin e strukturës kombëtare të popullsisë dhe kanë kryer gjenocid ndaj kombit shqiptar. Shqiptarët nuk kërkojnë asgjë më shumë, sesa të drejten e vet, që i takon sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare. Kombi shqiptar, ashtu sikurse të gjitha kombet tjera, duhet të gëzoj të drejtën e ligjshme dhe të patjetërsueshme për të jetuar i lirë dhe i bashkuar, në përputhje me të drejtën e kombeve për vetëvendosje dhe dekolonizim”, përfundon Veliu. Ndërsa, gjatë ditës së sotme është njoftuar se Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar e cila synon bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar është legalizuar nga Republika e Shqipërisë, sipas vendimit nr. 5620 të Gjykatës së Rethit Gjyqësor të Tiranës.

Më shumë: http://shqiperiaebashkuar.al/2017/07/shqiperia-shuplake-greqise-dhe-serbise-legalizon-levizjen-per-shqiperi-te-bashkuar/

Kthehu mbrapa

Shto koment