Ramiz Cërnica la gjurmë të thella në historinë kombëtare

18.11.2012 (komentet: 0)

Në Kuvendin e Prizrenit, Ramiz Cërnica më së miri dëshmoi se si atdheu duhet me shpirt e me zemër, duke thënë “Jo me Serbinë, po me Shqipninë”.


Kështu ka thënë Ismet Sylejmani  i cili në emër të Këshillit Organizativ të Akademisë Përkujtimore kushtuar Ramiz Cërnicës,  ka folur për jetën dhe veprën e këtij tribuni të popullit. 

Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se vepra e Ramiz Cërnicës duhet të shërbejë për brazat e tashëm e sidomos në këtë 100 vjetor të veçantë të shqiptarëve.

“Ramiz Cërnica është shembull edhe për politikanët e sotëm se si duhet pasur në rend të parë interesin e kombit e më pas interesa të tjera”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

Ndërsa, Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë, tha se Ramiz Cërnica, ka lënë gjurmë të thella në historinë kombëtare, duke u angazhuar për bashkimin me Shqipërinë dhe ai është udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.

Ahmet Isufi, deputet, tha se “po-ja” e Ramiz Cërnicës ishte e fuqishme, “po” e cila u bart te pasardhësit, derisa kolonel Ndue Dodaj nga Shqipëria, tha se Ramiz Cërnica është pasuesi i vërtetë i heronjve kombëtarë dhe se heronj ka shumë e të tillë si Ramizi ka shumë pak.

Milaim Hoxha, djali i Ramiz Cërnciës, në emër të familjes, tha se disa herë me radhë kishin bërë kërkesë që ndonjë shesh në Gjilan të mbaj emrin e Ramiz Cërnicës, ku edhe do të vendosej busti i tij, por sipas tij kjo kërkesë ende nuk u bë realitet, andaj me keqardhje ka theksuar se për 100 vitet burg që i ka mbajtur Ramiz Cërnica dhe pasardhësit e tij, do të vënë 100 kurora./2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment