NDËRRON JETË MËSUESI NË PENSION HETEM ARIFI

17.03.2019 (komentet: 0)

 

 

Pas një sëmundje të rëndë ka ndrruar jetë në moshen 78 vjeçare në shtëpinë e tij Hetem.Sh.Arifi. I lindur më 13.03.1945 në Ranatoc të Preshevës.

 

 

Shkollën fillore e kreu në Preshevë dhe Pogragjë. Shkollën e mesme (Normalën) dhe të lartën (AP) në Gjilan.

Pas shkollimit u punësua mësues në Marec ku punoi gjashtë vjet e gjysëm. Punën ja ndërpreu UDB-ja jugosllave duke e arrestuar, më 17 janar 1976 dhe e dënuan me 9 vjet burg vetëm pse deshti drejtësinë. Burgun e mbajti në Gjilan, Pejë, Beograd, Foçë dhe Zenicë. Pas kthimit në liri nuk e lejuan të punojë në arsim, kështu që u detyrua të punësohet në kombinatin e tekstilit “Integj” Gjilan. U mor edhe me aktrim në teatrin e qytetit- Gjilan.Ndërkohe kishte filluar punën në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan si mësues,deri në pension.

Hetem Arifi  nga  kolegët dhe nxënësit e tij do te kujtohetdo gjithmonë me krenari të madhe.

Kthehu mbrapa

Shto koment