MBROJTJA E DISERTACIONIT “ROLI I AQIF BLYTËS NË MBROJTJE TË NOVI PAZARIT

26.03.2018 (komentet: 0)

 

•Shkaqet dhe arsyet që më kanë nxitur të merrem me figurën dhe personalitetin e Aqif Blytës.

Vitet e ’80 ta. Vitet e ‘90, .

•Synimi kryesor në këtë punim është analiza shkencore e rolit  diplomatik të Aqif Blytës në mbrojtje të Novi Pazarit.

VIDEO

Rëndësia njohëse, është mungesa e një studim i plotë dhe i thuktë, apo ndonjë libër monografik kushtuar kryesisht figurës së Aqif Blytës, sidomos veprimtarisë së tij diplomatike gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rolin që ka luajtur në mbrojtjen dhe rezistencën ndaj dhunës së njësive çetnike e partizane.

•Kam bërë shqyrtime krahasuese të literaturës serbe dhe boshnjake, për të gjetur perspektivat e ndryshme të trajtimit të figurës së Aqif Blytës.

 

• E veçantë, mbetet se deri në vitet ‘90, në shumicën dërmuese të literaturës  serbokroate, është vlerësuar vetëm në kontekstin më negativ të munshëm..

Nga vitet e 90-të , tashmë në boshnjakisht, fillon të trajtohet  në sensin pozitiv.  Por, ky punim synon të jetë studimi më i plotë i deritanishë.

       Hipotezat:

•   A ishte pozita territoriale dhe gjeopolitike e Sanxhakut që ka rritur pretendimet e Beogradit për të ushtruar ndikim, kontroll, pushtim dhe administrim e tij, që ishte i përbërë me popullsi shumicë jo serbe, apo thjeshtë lakmia e Serbisë për territor  etnikisht të pastër, tendencat e saj për dalje në det, apo shkëputja e vijimësisë së një shumice myslimane të ketë  rritur gjasat për pretendime territoriale?. 
A ishte shkollimi i Aqif Blytës në akademinë më të shquar të kohës në Manastir, formimi i tij si kuadër ushtarak dhe raporti i veçantë me Turqinë, që ka ndikuar në pikëpamjet e tij politike të moderuara islame në aspektin ideologjik dhe politik, apo mjedisi ku ka jetuar ai që i ka dhënë vulën përfundimtare personalitetit të tij, apo edhe vet origjina e tij gjakovare si një mjedis i njohur në viset shqiptare për cilësi diplomatike?
 

         Pyetjet hulumtuese-kërkimore:

 

   Cili ishte roli dhe kontributi i Aqif Blytës në mbrojtjen e popullit të Sanxhakut nga përpjekja e serbëve për gjenocid gjatë Luftës së Dytë Botërore?

 

•Deri ku shkonte bashkëpunimi i Aqif Blytës me gjermanët?
• A kishte frymë ideologjike apo thjeshtë ishte opurtunizëm politik i kohës?

 

• Bashkëpunimi i Aqif Blytës me krerët shqiptarë të Kosovës - jo komunistë dhe Qeveritë e Tiranës (1920-44); pjesëmarrja e tij, së bashku me personalitete tjera nga Sanxhaku në Lidhjen e Prizrenit dhe kontaktet e hershme me Komitetin për Mbrojtjen dhe Çlirimin e Kosovës, a kanë ndikuar në qëndrimin dhe mobilizimin shtesë për rezistencë të armatosur kundër shtetit të atëhershëm serb?.

 

•  A ishte roli dhe kontributi i Aqif Blytës kundër formacioneve çetnike dhe pengimi i procesit të serbizimit të popullit të Sanxhakut si dhe rreziku për gjenocid ndaj tyre duke ndikuar kështu në masë të konsiderueshme në sigurimin e ekzistencës biologjike dhe ruajtjen e identitetit etnik dhe fetar të Sanxhakut apo bashkëpunimi me gjermanët arsyja kryesore përse partizanët komunistë e ekzekutuan dhe e denigruan personalitetin e tij me dekada të tëra.?
• Çfarë mendojnë aktualisht figurat kyqe politike në Sanxhak, Kosovë, Shqipëri, Serbi për figurën e Aqif Blytës?
• A ka ende kontraversa dhe mes cilave palë?.

Kthehu mbrapa

Shto koment