Mayer: Ekziston mundësia e ndarjes së Kosovës

30.12.2012 (komentet: 0)

Ish zëvendës shef i CIA-s për Ballkanin, Steven Mayer, duke folur për të ardhmen e Ballkanit, vlerëson se kufijtë akoma mund të ndryshohen, por nuk sheh mundësi për krijimin e shteteve të mëdha etnike, kurse është shprehur se personalisht nuk mendon se do të ketë “Shqipëri të Madhe”.

I pyetur për ndryshimin e mundshëm të kufijve në Ballkan ai thotë se kufijtë e Ballkanit akoma janë çështje e hapur, në të ka kufij, që cilat akoma nuk kanë gjetur zgjidhje.

“Kufijtë në Ballkan akoma janë çështje e hapur. Clinton para ca kohësh në Serbi deklaroi se nuk do të ketë ndryshim të kufijve dhe ndarje, me ç’rast përfaqësuesit shqiptarë në Uashington i kanë bërë thirrje autoriteteve serbe ta njohin Kosovën, pasi që plani për ndarjen e saj nuk është i pranueshëm nga SHBA-ja. Pavarësisht se si shkojnë bisedimet me Kosovën, mendoj se ndarja e saj akoma është mundësi, ku pjesa veriore e Kosovës do të kalonte në Serbi, ndërsa dy komuna të jugut të Serbisë do të bëheshin pjesë e Kosovës. Në Bosnjë gjithashtu ka mundësi për ndryshimin e kufijve. Në ndërkohë patëm ndryshim kufijsh me Malin e Zi, kroatët dhe sllovenët të cilët në njëfarë mënyrë pjesërisht e zgjodhën çështjen e kufijve. Kur Kosova shpalli pavarësinë edhe ajo de fakto ishte ndryshim kufijsh, si dhe kur u bë pavarësia e Maqedonisë. Gjithsesi se ndryshimi i kufijve është i mundshëm, por ai duhet bërë me marrëveshje, duhet të jetë si pjesë e pakos”, ka thënë Mayer në një intervistë për MIA-n.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili foli për kombin shqiptar, Mayer se kur ka folur me liderët shqiptarë në Maqedoni, kanë shprehur dëshirën që Marrëveshja e Ohrit të realizohet dhe të punohet sipas saj.

“Personalisht mendoj se nuk ka gjasa që të ketë Shqipëri të Madhe ose Serbi të Madhe. Kur flas për ndryshim kufijsh nuk mendoj se Ballkani mund të përjetojë ndryshime të mëdha. Pikëpamja ime drejt Maqedonisë është si ndaj një shteti kundër së cilit shkojnë shumë gjëra. Të gjithë dëshironin një pjesë nga Maqedonia por ajo është vend i cili vepron me përgjegjësi”, deklaroi ish zëvendës shef i CIA-s për Ballkanin.

Kthehu mbrapa

Shto koment