Haziri: Qytetari vazhdon të jetë i diskriminuar

29.12.2012 (komentet: 0)

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Lutfi HAziri ka thënë se qytetarët e komunës së Gjilanit vazhdojnë të jenë më të diskriminuarit në nivel të Republikës së Kosovës edhe këtë vit që po lëmë sa i përket investimeve kapitale, Gjilani mbetet zona më e izoluar në nivel të Kosovës pa tendencë për zhvillim minimal ekonomik.



“Gjilani po e përmbyllë vitin 2012 si një komunë ma me pa perspektivë sa i përket zhvillimit ekonomik në nivel të Kosovës, si dhe fatkeqësisht për qytetarët e komunës sonë këtë qeverisje ky fenomen negativë do ta përcjellë edhe vitin që po hymë 2013 sepse ky pushtet më së paku është në shërbim të qytetarëve të vetë, me këto forma të diskriminimit qytetarë, që tashmë është krijuar si formë normale e punës së këtij pushteti”, ka thënë Haziri.

Sipas tij qytetarëve të  Gjilanit  ju mbetët në kujtesë as këtë vit ndonjë zhvillim pozitivë që arsyeton dhënien e taksave dhe tatimeve të tyre për shërbime të ndryshme kësaj qeverisje komunale, që në masë të madhe ka cenuar vlerat pozitive të komunës që ka pas në të kaluarën.

“Komuna jonë tashmë identifikohet  vetëm si një burim i financimit të Qeverisë së Kosovës dhe që djersa e tyre qoftë si qytetarë apo biznes  kapitalizohet me projekte të ndryshme në komuna tjera po në asnjë mënyrë në Komunën tonë”, thotë hairi..

Sipas  të aprit të LDK-së së Gjilanit, kjo qeverisje në mënyrën më të keqe ju ka qasë mbrojtjes së interesave të këtyre qytetarëve respektivisht taksapaguesve të tyre pasi është duke punuar vetëm për interesa të zonave tjera të Kosovës por jo edhe të Gjilanit.

Ai ka përmendur edhe faktin që investimet kapitale në përgjithësi edhe  këtë  vitë  nuk do të mbërrijnë  shumën prej 7 milion sipas procedurave të udhëhequra nga zyra e prokurimit të komunës së Gjilanit, që është faktorë shumë brengosësh për ne si Gjilanas që presim një zhvillim ekonomik të kësaj komune.   

“Ne si LDK- vazhdimisht kemi tërhequr vërejtjen se këtë krizë e ka ndihmuar edhe më shumë pushteti aktual në komunën sepse në mënyrë indirekte ka ndihmuar  në mbylljen e shumë bizneseve Gjilanase dhe krijimin e hapësirave më të favorshme në të gjitha aspektet bizneseve që kryesisht janë jashtë Gjilanit dhe për këtë ka përgjegjësi në raport me qytetarë dhe bizneset që janë  të goditura në këtë formë negative”m tha Haziri.

Sipas tij, kjo qeverisje lokale ka elemente që cenojnë rëndë demokracinë dhe ligjshmërinë në komunë, p,sh.Kryetari i komunës dënohet nga gjykata për kundërvajtje që është një praktikë shumë e keqe, kryetari i komunës është në hetime nga prokuroria, publikimi i aferave të ndryshme, zhvillimi i hetimeve ndaj disa zyrtarëve komunal, keqëmenaxhimi financiar, dorëheqja e drejtoreshës së prokurimit si rezultatë i presioneve, hetimet ndaj projekteve të partneriteteve publiko-private,aferat korruptive, kushtëzimi i qytetarëve, fenomeni i moszbatimit te vendimeve te MAPL,  e posaçërisht borxhet e mëdha të jashtë ligjshme të kësaj udhëheqje vazhdojnë të mbesin në top-listë të problemeve për  2012 dhe që krijojnë rrezik shumë të madh për qytetarët e komunës sonë, për një mirëqenie më të mirë sociale edhe në vitin që po hymë 2013.

“Prandaj sa më parë të largohet kjo qeverisje vullnetarisht nga pushteti aq më i lehtë do të jetë reagimi qytetarë në procesin demokratik në të ardhmen, në të kundërtën qytetarët e komunës do të vazhdojnë të mbeten të revoltuar me këtë stagnim ekonomik dhe se në të ardhmen  shumë të afërt do të zbatojë mekanizmin e sanksionimit qytetarë për këtë qeverisje”, ka thënë Haziri i LDK-së.  /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment