Haziri : Shitja e drunjve abuzim i buxhetit komunal

19.01.2013 (komentet: 0)

Rasti më i freskët i abuzimit me buxhetin e komunës është shitblerja e drunjve të konfiskuar pa asnjë procedurë ligjore tha Lutfi Haziri. Edhe në konferencën e së shtunës Lutfi Haziri kryetar i degës së LDK-së në Gjilan dhe deputet në Parlamentin e Koosëvs ka folur për një varg parregullsish dhe shkeljesh ligjore që po ndodhin në qeverisjen komunale.

 

 

Haziri kësaj radhe më shumë është marrë me drejtorin e arsimit dhe shitjen e drunjve, ku sipas tij janë shkelur procedurat ligjore.

Haziri edhe njëherë ka thënë se në shtatorin e vitit 2012, gjegjësisht në ekskursionet e maturantëve ka pasur ndërhyrje të kryetarit të komunës si dhe ndërhyrje pati edhe në gjimnazin “Zenel Hajdini” ku dhe përfundoi me suspendimin e drejtorit të kësaj shkolle, që për ne si parti është e pa pranueshme.

Ndërkaq sipas tij rasti më i freskët i abuzimit me buxhetin e komunës është shitblerja e drunjve të konfiskuar pa asnjë procedurë ligjore tha Haziri.

Haziri tha se për LDK-në, drunjt e konfiskuara i shiten një kompanie me çmim 31 euro dhe të njëjtët drunj blihen nga komuna me çmim 46.80 euro për m3. “Prandaj kërkojmë nga Drejtoria e Arsimit që ta hetojë çështjen e drunjve që janë blerë për nxehjen e shkollave”.

Haziri tha se grupi i këshilltarëve komunal të LDK-së ka kërkuar përgjigje zyrtarisht nga Drejtoria e Arsimit përmes shefit të grupit të këshilltarëve komunal Arben Mehmeti me datën 09.01.2013 dhe nga ajo datë ende nuk kemi marre përgjigje zyrtare nga organet kompetente.

Sipas Hazirit nëse nuk merret Drejtoria e Arsimit me ketë problem atëherë ata janë të detyruar që ta iniciojnë dhe ta përcjellin ketë rast në organet e hetuesisë.

Gjithashtu, Haziri ka folur edhe për aktivitetin politik të LDK-së, ku njoftoi qytetarët e Gjilanit se LDK dega në Gjilan ka filluar aktivitetet në terren nga 5 janari i këtij viti./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment