VV: Projektet e komunës asnjëherë nuk po përfundohen me kohë

19.01.2013 (komentet: 0)

Lëvizja Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan, përmes një aksioni simbolik të aktivistëve të saj, tek Sahat Kulla, ka kritikuar pushtetin aktual të Gjilanit që nuk po i përfundon projektet në afat e parapara asnjëherë dhe nuk p tregon kujdesin e duhur ndaj trashëgimisë kulturore.


Aktivistë të kësaj Lëvizjeje kanë shpalosur në Sahat Kullë një pëlhurë të gjatë pesëmbëdhjetë metra dhe të gjerë katër metra ku  atakohej pushteti për këtë projekt  të papërfunduar dhe i cili ka kushtuar 80 mijë euro.

Naim Klaiqi, aktivist i Vetëvendosjes ka thënë se këtë aksion e kanë ndërmarrë për ti treguar qytetarëve  për çmimin aq të shtrenjtë prej 80 mijë eurove  dhe për të treguar  se projekti i Sahat Kullës, edhe përkundër kësaj,  nuk është kryer ende . Klaiqi ka kritikuar pushtetin aktual që nuk po i përfundon projektet me kohë asnjëherë, meqë sipas tij, edhe për këtë projekt autoritetet komunale kanë thënë se punimet do të përfundojnë para vitit 2013.

Ai ka kujtuar edhe të dhënat në buletinin e komunës  për investimet kapitale 2008 – 2011, ku është  njoftuar për  projektet e vitit 2010, por se Sahat Kulla  nuk ka përfunduar ende duke lënë këtë hapësirë të degraduar që po i jep imazh të keq  qytetit.

Klaiqi po ashtu ka kritikuar pushtetin aktual edhe për, siç tha,  kujdesin e dobët që  po tregon ndaj trashëgimisë kulturore  ku Sahat Kulla është vetëm njëra ndër to,  sikundër që janë edhe qendrat  e Kulturës të parenovuara  në Livoç. Përlepnicë e gjetiu.

“Ne nuk jemi kundër Sahat Kullës”,  por çmimi i lartë i deklaruar prej 80 mijë eurove, stërzgjatja e punimeve janë ato që janë brengosëse”, ka thënë Klaqi.

Përndryshe, Vetëvendosje i ka bërë thirrje  pushtetit komunal që të mos shpenzojë paratë në mënyrë të paarsyeshme, të mos na shfaqet me këto çmime të shtrenjta  dhe të përfundojë sa më parë  ktë Sahat Kullë që të bëhet praktike dhe funksionale për qytetin. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment