Aktakuza për korrupsion ndaj Limajt, e bazuar në sms

19.01.2013 (komentet: 0)

Avokati i Fatmir Limaj, Tomë Gashi ka konfirmuar se EULEX ka ngritur edhe zyrtarisht tashmë aktakuzë kundër Fatmir Limajt, vëllezërve të tij dhe dy bashkëpunëtorëve.

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj

 

Ai ka konfirmuar se më 7 Shkurt do të mbahet seanca e parë e kësaj lënde.
Gashi ka thënë se aktakuza është e bazuar në shkëmbimin e disa mesazheve (sms) telefonikë.

“Kemi marr një aktakuzë të reviduar nga prokurori i EULEX-i. Shihet se prokurorët janë larg ligjit dhe në rastin e Famtir Limaj shihen se janë larg dispozitave ligjore. Kjo aktakuzë është fyerje për drejtësinë. Burimi i aktakuzës është shkëmbimi i disa mesazheve. Prokuroria është dashur të merret se nga kanë ardhur mesazhet”, ka thënë Gashi në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Ai këto i ka quajtur mesazhe të manipuluara të cilat janë përdorur nga prokurori për të ngritë aktakuzë.
“I kemi dy lloj mesazhe një lloj që janë nxjerr nga PTK që janë origjinale që nuk ka asnjë fjalë për aktakuzë dhe mesazhet e dyta që janë përdorë nga prokuroria”.

Gashi ka vlerësuar kjo është më shumë luftë politike kundër Limajt, se sa që ka prova juridike

“Aktakuzën që e kanë shndërruar se Fatmir Limaj dhe familja e tij kanë kërkuar shuma në të tenderë në vlerën e 20%”.
Gashi ka thënë se në bazë të aktakuzës, të akuzuarit mund të dënohen deri më 20 vjet burg dhe gjobë prej 500 mijë eurove.

“Prokurori ka zgjedh veprat më të rënda, nga krimi i organizuar deri të marrja e mitos, të cilat nuk do të mund t’i vërtetoje dhe synimi i tij është dëmtimi i imazhit të Limajt. Teorikisht mund të dënohet 20 vjet dhe 500 mijë euro.

Kthehu mbrapa

Shto koment