Subjektet në pushtet nuk e kanë as gjysmën e ulëseve në Kuvend

19.01.2013 (komentet: 0)

Shoqëria civile ka bërë thirrje që, pavarësisht zhvillimeve të fundit në skenën politike, subjektet parlamentare të mos e çojnë vendin në zgjedhje nacionale të parakohshme. Po kështu, edhe që data e votimeve të mos shpallet përpara përfundimit të reformës zgjedhore.

 

 

Kjo kërkesë e dy organizatave më të mëdha që mbështesin zhvillimin e demokracisë në vend, Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe institutit “Demokraci për Zhvillim” (D4D), është bërë vetëm dy ditë pasi KKR-ja, një subjekt politik në koalicion, ka kërcënuar me rishikimin e marrëveshjes për qeverisje me PDK-në e kryeministrit Hashim Thaçi. Kjo për shkakun se një ministër i saj, Agim Çeku, ka lënë partinë e tij për t’iu bashkuar partisë së Thaçit. E sipas KKR-së, nëse Çeku nuk e lëshon ministrinë, marrëveshja e partneritetit qeverisës do të rishqyrtohet, shkruan Koha Ditore.

Aktualisht subjektet në pushtet nuk kanë as gjysmën e ulëseve në Kuvend. PDK ka 34, SLS 11, KKR 8 dhe Grupi 6+ ka 6 deputetë. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment