Lapidari në vend, sheshi pa xhandarë

19.01.2013 (komentet: 0)

Lapidari i dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kaloi natën më të vështirë që nga vendosja në muajin nëntor


 

 

Lapidari sot gjendet i paprekur para godinës së komunës edhe pse mediat e Beogradit paralajmëruan se xhandarmëria ishte nisur për ta hequr ate.

Alarmi se po përgaditet heqja e lapidarit zgjoi interesim të madh, mirëpo, ai ishte vetëm në rrjetin social facebook në të cilin të rinjtë komentonin situatën e krijuar.

Politikanët nuk u panë askund, ndërsa në shesh bënin “roje” vetëm disa reporterë të mediave lokale.

Gjatë ditës së sotme spektri politik shqiptar i Luginës do të takohet me familjarët e dëshmorëve të UÇPMB-së për t’u konsultuar për hapat e mëtutjeshme që do të merren./Titulli.com

Kthehu mbrapa

Shto koment