Një i vrarë dhe një i plagosur në Ponesh të Gjilanit

18.01.2013 (komentet: 0)

Rreth orës 14:30 minuta në fshatin Ponesh ,komuna e Gjilanit, ka ndodhur një vrasje ku një qytetari i nacionalitetit shqiptarë i moshës rreth 35 vjeçar është vrarë, kurse një person tjetër, (vëlla i viktimës) është plagosur. Dyshohet se kryes i kësaj vepre është një i person i nacionalitetit serb

 

Me të marrë njoftimin, njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe është konfirmuar se viktima ishte qëlluar me armë zjarri kurse vëllau i tij ishte i plagosur, thuhet në komunikatën e policisë.

Njesitë e forenzikes dhe të hetimeve të krimeve të rënda janë duke e egzaminuar vendin e ngjarjes.Të gjitha njësitet policore janë në kërkim të kryesit-eve të këtij akti.

Sipas informatave të para, dyshohet se motiv i kësaj vepre është vjedhja/prerja e drunjve dhe dyshohet se kryes i kësaj vepre është një i person i nacionalitetit serb.

Sipas informatave që posedon policia, i plagosuri është jasht rrezikut për jetë. Duke marrë parasysh se fshati Ponesh ka popullatë të përzier, prezenca policore është e shtuar në këtë vendbanim, me qëllim të parandalimit të incidenteve të mundshme, thuhet në komunikatën e policisë.

Kthehu mbrapa

Shto koment