Konjufca: Veriut po i vjen era autonomi

18.01.2013 (komentet: 0)

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është duke vazhduar në Bruksel në nivel kryeministrash, ndërsa ndër temat që priten të trajtohet gjatë këtij raundi është edhe shuarja e strukturave paralele në veri. 

 

Mirëpo, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk beson se me dialog do të bëhet shpërbërja e këtyre strukturave ilegale që veprojnë që nga përfundimi i luftës në atë pjesë të territorit të Kosovës.

Konjucfa për ORAinfo ka thënë se, me pozicioni që qeveria e Kosovës po e mbanë në këtë dialog, gjithnjë e me po shkohet drejtë një autonomie për veriun, ndërsa strukturat ilegalet të Serbisë gjithnjë e me aferë legalizimit.

“Me këtë plan krejtësisht të pamatur dhe me këtë pozicion nënshtrues të cilin po e ndjek Qeveria jonë, veriu po shkon gjithnjë e më afër autonomisë, e strukturat e Serbisë gjithnjë e më afër legalizimit. Strukturat e paligjshme të Serbisë në veri duhet të shpërbëhen me veprime konkrete. Ato nuk do të shpërbëhen duke biseduar me zëdhënësin e Milosheviqit si dhe me ish zv. kryeministrin e Milosheviqit në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë Konjufca. 

Kthehu mbrapa

Shto koment