Tri shpërthime në vetura zyrtare në Prishtinë

18.01.2013 (komentet: 0)

Tri shpërthime të ndara kanë ndodhur rreth mesnate në vetura zyrtare institucionale në Prishtinë. Njëri shpërthim ka ndodhur në lagje "Ulpiana", tjetri te Xhamia e Llapit dhe shpërthimi i tretë ka ndodhur në Bregun e Diellit.

 Foto: Ilustrim/Arkiv
 

 

Të tria shpërthimet kanë ndodhur pothuaj në të njëjtën kohë, ka konfirmuar për KTV-në zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ende nuk dihen detajet, por targat janë të gjitha 3Z. Mësohet se nuk ka të lënduar.

Ndërsa, një shpërthim tjetër ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate në veri të Mitrovicës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës Besim Hoti ka thënë për KTV-në se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në mëngjes pritet të bëhet verifikimi dhe hetimet e mëtejme ka thënë ai

Kthehu mbrapa

Shto koment