Pacolli i kthehet bazës elektorale

17.01.2013 (komentet: 0)

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli i është rikthyer me përkushtim partisë së tij. Ai nesër do të takojë elektoratin dhe anëtarësinë e AKR-së në Kamenicë, qytet ku partia e tij ka shumë simpatizantë.


Aleanca Kosova e Re ka njoftuar sot se kreu i saj Behgjet Pacolli nesër nga ora 13 do të zhvillojë një takim publik me elektoratin dhe simpatizantët e AKR-së në shtëpinë e kulturës në Kamenicë. 

Zëvendçëskryeministri i parë ka vendosur që t’i përkushtohet partisë së tij dhe të mbajë kuvende zgjedhore në degët e saj për tu përgatitur ngadalëë për zgjedhjet e ardhshme në vend. 

Kamenica është njëra nga qytet që Pacolli dhe AKR që nga fillimi ka synuar fitore, andaj ka vendosur që takimin e parë publik me elektoratin e partisë së tij ta mbajë atje.

Kthehu mbrapa

Shto koment