Reeker: Në Preshevë të gjendet zgjidhje e kënaqshme për të gjithë

17.01.2013 (komentet: 0)

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Philip Reeker, ka shprehur shpresën e tij se për çështjen e përmendores në Preshevë, do të gjendet një “zgjidhje e kënaqshme për të gjithë, me respektimin e sundimit të ligjit dhe që të mos shmanget vëmendja nga ajo që me të vërtetë është themelore”, që sipas tij është forcimi i ekonomisë dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Philip Reeker

Philip Reeker

 

Këto komente zoti Reeker i bëri sot në Bruksel, transmeton REL.

Mëtutje ai ka theksuar se lidhur me përmendoren mendon se “po zhvillohen bisedime” dhe se “Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) po përpiqet të ndihmoj”.

“Aty janë institucionet, ndërsa OSBE-ja për këtë arsye e mbanë edhe mëtutje përfaqësinë në vend, në mënyrë që të ndihmohet dhe të mos lejohet që ndonjë përmendore ose bust ta rrezikoj përparimin e vërtetë dhe të sjellë te ndonjë konflikt”, tha Reeker

Kthehu mbrapa

Shto koment