Bajram Isufi , befasia e PDK-së

15.01.2013 (komentet: 0)

Bajram Isufi i cili renditet i dyti për kah numri i votave në PDK, pas Qemajl Mustafës ka qenë befasia pozitive e PDK-së në Gjilan. Isufi tha për rajonipress se ka qenë hera e parë që i është nënshtruar procesit të votimit në PDK edhe pse këtë subjekt politik thotë se e ka mbështetur që nga fillimi.

Bajram Isufi , befasia e PDK-së

 
Votat në PDK e Gjilanit kanë nxjerr në pah edhe emra të rijnë dhe befasues , kuptohet për të mirë. Njëri nga emrat që ka befasuar me numrin e madh të votave padyshim është Bajram Isufi i cili mori hiq më pak se 102 vota dhe u radhit në vendin e dytë pas Qemajl Mustafës, shkruan agjensia e lajmeve 
rajonipress.



Isufi për rajonipress se ka qenë hera e parë që i është nënshtruar procesit të votimit në PDK. “PDK e kam mbështetur që nga fillimi , por s`kam qenë i kyçur e as anëtarë i kryesisë, madje nuk kam as librezë të PDK-së “shprehet Isufi.

Isufi tha se kandidimi i tij ka nisur nga Zhegra si delegat ku edhe atje ka fituar maksimumin e votave. Isufi tashmë ka siguruar edhe pozitën e delegatit në Kongresin qendror të PDK-së.

Isufi thotë se PDK duhet të reformohet në Gjilan dhe duhet të sjellë energji e koncepte të reja. “PDK në Gjilan duhet të reformohet edhe nëse këto reforma janë të dhimbshme” deklaroi Isufi per rajonipress.

Kthehu mbrapa

Shto koment