Mbushen 14 vjet nga Masakra e Reçakut

15.01.2013 (komentet: 0)

Fshatarët e Reçakut të martën kujtojnë të afërmit e tyre të cilët para katërmbëdhjetë viteve u vranë e u masakruan barbarisht nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe. Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara.

Mbushen 14 vjet nga Masakra e Reçakut

 

 

Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë patën filluar të granatojnë fshatin, shkruan KP. Në ato momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejnë një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë dhe pikërisht në atë ditë në Reçak janë vrarë e masakruar barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Të nesërmen pas masakrës që pati ndodhur, Reçaku është vizituar nga ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, për të parë nga afër këtë ngjarje të tmerrshme kriminale.

“T’i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them”, pati deklaruar ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.

Menjëherë në konferencën për gazetarë, Walker atë që ka ndodhur në Reçak e ka quajtur masakër dhe krim kundër njerëzimit

Kthehu mbrapa

Shto koment