Zyrtarisht jep dorëheqje ministri i Financave, Bedri Hamza

14.01.2013 (komentet: 0)

Ministri i financave Bedri Hamza i ka paraqitur dorëheqje kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Financave. Në letrën e tij të dorëheqjes ministri Hamza, thuhet se e ka falënderuar kryeministrin për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme që ka pasur si ministër gjatë kohës që ka shërbyer si minister.

Zyrtarisht jep dorëheqje ministri i Financave, Bedri Hamza

“Ministri Hamza njofton opinionin publik se krahas vështirësive, puna në Ministrinë e Financave është kurorëzuar me suksese të shumta, në radhë të parë sa i përket ruajtjes së stabilitetit makro-fiskal dhe përmbushjes së detyrimeve nga Programi Stand-by që Kosova ka me FMN-në. Përmbushja e këtyre detyrimeve jo vetëm që ka mundësuar lëvrimin e fondeve nga Banka Botërore dhe FMN-ja, por edhe e ka bërë që Kosova të jetë vendi më i suksesshëm në rajon sa i përket qëndrueshmërisë makro-fiskale dhe rritjes ekonomike”, thuhet në njoftim. Duke e konsideruar punën në Ministrinë e Financave si përmbyllje të një cikli në karrierën e tij, pas lirimit nga posti i tij Hamza synon të kërkojë më tej sfida të reja profesionale, thuhet në njoftim. Aty bëhet e ditur se arsyet e dorëheqjes së Hamzës janë krejtësisht për motive familjare dhe të karrierës personale.

Kthehu mbrapa

Shto koment