Ragmi Mustafa: Përfundimisht Lapidari nuk do të preket

13.01.2013 (komentet: 0)

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë marrë vendim që Lapidari i Dëshmorëve të UÇPMB-së as mos të largohet e as të zhvendoset në ndonjë vend tjetër.

Lapidari i UÇPMB dhe Ragmi Mustafa

Lapidari i UÇPMB dhe Ragmi Mustafa

 

Në një prononcim për ORAinfo, kryetari i Komunës së Preshevës ka thënë se në mbledhjen e jashtëzakonshme të përfunduar para pak çastesh, janë pajtuar që në bazë të një dokumenti të miratuar në vitin 2007, e në të cilin ishte vendosur që vendi para komunës së Preshevës të quhet sheshi i dëshmorëve, edhe Lapidari i Dëshmorëve është i vendosur në bazë të këtij dokumenti.

“Në bazë të atij dokumenti, jemi pajtuar që Lapidari i Dëshmorëve të qëndroj dhe as mos të largohet e as mos të zhvendoset. Pra jemi marrë vesh që të përgatisim dokumentacionin për këtë çështje”, ka thënë Mustafa për ORAinfo.

Po ashtu, ai ka thënë se në mbledhje është konstatuar se situata në Luginë të Preshevës është e tensionuar, pas deklaratave të zyrtarëve të lartë serbë, për largimin e Lapidarit të Dëshmorëve të UÇPMB-së me dhunë.

Mustafa ka shtuar se në këtë mbledhje, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, janë dekoruar për vazhdimin e dialogut me zyrtarët serbë për qetësimin e situatës, por kjo gjë të ndodh nën ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Mustafa ka paralajmëruar se edhe nesër (E shtune) do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme për të diskutuar rreth situatës së fundit të krijuar në Luginë të Preshevës, duke theksuar se gjatë kësaj mbledhje do të legjitimohen vendimet e marra në mbledhjen e sotshme. 

Kthehu mbrapa

Shto koment