Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes

11.01.2013 (komentet: 0)

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Zgjim Hyseni dhe Nora Fetoshi, gjatë aksionit simbolik “Dorëheqja nuk mjafton”.

Gjatë kohës së arrestimit, aktivistët kanë qenë duke vendosur posterë në të cilët është parodizuar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka njoftuar Erzen Vraniqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të premten aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë mbushur Sheshin Nëna Tereze në Prishtinë dhe rrugë të tjera me këto pamflete në të cilat shkruhet “Dorëheqja nuk mjafton”.

Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar vazhdimisht ministrin Rexhepi për ushtrim të dhunës gjatë organizimit të protestave dhe aksioneve të ndryshme.

Kthehu mbrapa

Shto koment