Rexhepi për ultimatumin e AAK: Të jemi të qartë, JO!

10.01.2013 (komentet: 0)

Nënkryetari i PDK-së, Bajram Rexhepi, ua ka bërë të qartë zyrtarëve të AAK-së të mos presin as në muajin shkurt për të marrë postin e kryeministri.

Bajram Rexhepi për “Epokën e Re” ka thënë se qeverisja është stabile dhe e ka kryeministrin e saj.

“Ata mund të kërkojnë, por ne kemi qenë shumë të qartë se postin i kryeministrit i takon kryeministrit aktual Hashim Thaçit dhe nuk kemi arsye për kurrfarë ndërrimesh. Kjo qeveri do ta vazhdoj edhe më tutje mandatin kushtetues. Pra, nuk kemi kurrfarë arsye ta ndërrojmë postin e kryeministrit”, ka thënë Rexhepi.

Kthehu mbrapa

Shto koment