
Kështu ka deklaruar në polici viktima S. S e lindur 1995 punëtore në barnatoren “Medikamenti-Vlora”, Sipas saj, dy persona të panjohur të cilët kanë qenë të maskuar, dhe me armë ne dore, iu kanë drejtuar duke i kërkuar para e më pas edhe e kanë goditur në kokë me grushta.
Njëri nga te dyshuarit i ka mbajture armën në kokë, ndërsa tjetri i ka marre parat që kishin qenë në arkë, rreth 470 euro .Po ashtu nga viktima kane marrë dhe telefonin mobil te markës NOKIA.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë, se ankuesja ka deklaruar se personat kane qene te gjatësisë rreth 1.70 cm dhe kane pasure te veshure farmerka dhe duksa te zi si dhe maska në kokë. Të dyshuarit janë larguar nga lokali në drejtim të panjohur.
Rasti i është përgjigjur njësia reaguese si dhe në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i NJHR-së .Për rastin ne fjale është njoftuar dhe prokuroria .Rasti procedohet në NJHR për hetime të mëtejme. /2lonline/
Shto koment