Thaçi e Haradinaj të flasin për vrasjen Tahir Zemajt

05.01.2013 (komentet: 0)

Armend Zemaj, deputet i LDK-së në 10-vjetorin e vrasjes së kolonelit Tahir Zemaj, djalit të tij, Enisit dhe kushëririt Hasan Zemajt, ka vlerësuar se kjo ishte vrasje politike

Armend Zemaj

Armend Zemaj

.

Ai ka thënë se që nga vrasja e tij, familja ka bërë përpjekje të mëdha që të zbardhet kjo vrasje.

“Vrasje politike, Tahir Zemaj iu rreshtua Ministrisë së Mbrojtjes në Qeverinë në Ekzil dhe si njeri institucional e njihte gjeneral suprem Ibrahim Rugovën të cilin e ka njohur deri në momentin e vdekjes”, është shprehur Zemaj në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se vrasjet politike janë bërë me pagesë.

Zemaj ka thënë se rrafshin e Dukagjinit operojnë strukurtat kriminale që mund të jenë të Hashim Thaçit ose të Ramush Haradinajt.

“E kemi një deklaratë të kryeministrit Thaçi që thotë se i ka emrat e vrasjes së Tahirit dhe Xhamjl Mustafës dhe nëse është kështu ai duhet të thotë kush janë ata. Kemi edhe deklarata interne të Ramush Haradinaj që thotë se janë bërë vrasje në emër të tij dhe ai duhet të thotë kush janë ata”

Zemaj ka thënë se Tahiri gjatë luftës në Dukagjin është përballur me rezistencë të disa grupeve shqiptare. (ORAinfo)

Kthehu mbrapa

Shto koment