Ambasadorë perëndimorë kërkojnë zgjidhje për Preshevën

04.01.2013 (komentet: 0)

Ambasadorët e SHBA, të Britanisë së Madhe, BE-së dhe të OSBE-së do të bisedojnë së shpejti me autoritetet e Beogradit, por edhe me shqiptarët në Luginë të Preshevës për të gjetur një zgjidhje kompromisi për siç, shkruan “Danas”, përmendoren e kontestuar të ish UÇPMB-së.

 

Megjithatë liderë politikë shqiptarë nga Lugina... pajtohen se negociata me Beogradin për “model të mundshëm” për heqjen e monumentit në Preshevë as që ka pasur dhe as që do të ketë.

Në pyetjen se çfarë do të jetë reagimi i shqiptarëve nëse përmendorja hiqet me dhunë, “Danas” shkruan se nuk ka qëndrim unik. Dikush thotë se do të ketë protesta masive e të tjerë thonë se “do të veprohet njësoj në Kosovë me përmendoret serbe”, transmeton “Koha”.

Shkatërrimi i përmendores do të mund të prishte marrëdhëniet e brishta ndërmjet shqiptarëve e serbëve në këtë anë, thonë analistë nga Lugina.

Ish –komandanti i UÇPMB –së, Lulzim Ibishi ka përgënjeshtruar ta ketë kërcënuar kryeministrin serb Ivica Dacic nëse rrënohet përmendorja .

Ai duke u përgjigjur lidhur me mundësinë e rrënimit të dhunshëm të përmendores, ka thënë se “Dacic për këtë aksion duhet të marrë lejë së pari nga kryeministri Thaçi”

Kthehu mbrapa

Shto koment