Velija: Besnik Berisha i mori paratë!

03.01.2013 (komentet: 0)

Ish-drejtori i Departamentit për Prodhim të Dokumenteve, Besnik Berisha, të cilin ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka shkarkuar nga puna pak kohë pas shpërthimit të skandalit të pasaportave, është njëri nga personave që Natali Velija pretendon se ia ka dhënë një pjesë të parave nga shuma prej një milion e katërqind mijë eurove.

Natalia Veliaj

Natalia Veliaj

 

Burime të “Zërit”, të afërta me hetimet, kanë bërë të ditur se përveç tij, “janë edhe dy persona tjerë që gjithashtu me urdhër të austriakëve, përkatësisht drejtuesve të kompanisë OeSD, kanë marrë mito si shpërblim për dhënien e tenderit të pasaportave biometrike”, ndërsa emrat e tyre po vazhdohen të mbahen “top-sekret” nga Prokuroria.

Përveç Berishës, ministri Rexhepi ka shkarkuare fillimisht tre zyrtarë të MPB-së, kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj, drejtorin e Prokurimit, Agim Fejzullahu, dhe këshilltarin Sadat Gashi, i cili ka qenë edhe shef i Kabinetit të Ministrit.

Ndërsa, së fundi, Rexhepi ka shkarkuar edhe dy këshilltarë të tjerë, përkatësisht Rafet Ramën dhe Enver Oruçajn. /Zëri/

Kthehu mbrapa

Shto koment