Ministri Rexhepi shkarkon edhe dy këshilltarë

03.01.2013 (komentet: 0)

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, e ka nisur me shkarkime Vitin e Ri 2013. Ai ka marrë vendim që t’i shkarkojë edhe dy, tashmë ish-këshilltarë të tij, Enver Oruçaj dhe Rafet Rama, të cilët i ka pasur këshilltarë pothuajse prej se ka nisur punën si Ministër i Brendshëm.

 

Njëri nga zyrtarët e kësaj ministrie, që ka folur në kushte anonimiteti ka treguar se shkarkimet janë bërë vetëm pask kohë para se të ndërrohen motmotit, por qëllimisht nuk janë publikuar emrat.

“Natën e Vitit të Ri, me qëllim që kjo të mos merret vesh shumë në opinion dhe gjithçka të shkojë nën atmosferën e Vitit të Ri, ministri Rexhepi ka shkarkuar edhe dy këshilltarët e tij, Enver Oruçajn dhe Rafet Ramën”, ka thënë burimi për “Zëri”.

Shkarkimin e ka pohuar edhe vetë Ministri Rexhepi, i cili e ka mohuar kategorikisht se shkarkimet kanë të bëjnë me aferat që kanë përfshirë Ministrinë e rendit.

"Kjo po ndodh në kuadër të reformatizimit (të kabinetit). Ka të bëjë me profinin e tyre, sepse më duhen këshilltarë të profilizuar për liberalizim të vizave dhe integrim. Kjo nuk ka të bëjë me çështjen e pasaportave", ka thënë Rexhepi./Indeksonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment