Fëmija i parë i 2013-es, quhet Edi

01.01.2013 (komentet: 0)

Edi Zogaj, është fëmija i parë që ka ardhur në jetë në vitin 2013 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Foto Ilustrim

Foto Ilustrim

 

Edi është fëmija i gjashtë i Afërdita Zogajt nga Prishtina. Ndërkaq, nëna dhe fëmija raportohet të jenë mirë.

Familja Zogaj feston edhe më e gëzuar Vitin e Ri 2013, pasi në familjen e tyre pas pesë vajzave nënë Afërdita ka sjell në jetë një djalë të cilin familjarët e kanë emëruar Edi.

Mamija Antigona nga salla e lindjes në QKUK, i ka deklaruar RTK-së se Edi Zogaj, ka lindur në orën 00:01 min, me peshë 4 600 kg. Sipas saj, nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kthehu mbrapa

Shto koment