Është liruar sot Hajredin Bala nga Tribunali i Hagës

31.12.2012 (komentet: 0)

Është liruar sot Hajredin Bala nga Tribunali i Hagës, pas dhjetë vjet vuajtje të dënimit. Ai në paraqitjen e tij të parë, para mediave, ka deklaruar se privimi i tij nga liria për tërë këto vjet ka qenë i padrejtë. Edhe pse Tribunali i Hagës ia fali tri vjet nga dënimi, ai nuk mendoi vetëm për vete, por edhe për shokët e tij, për të cilët tha se pa lirimin e tyre nga burgjet as ai vetë nuk e ndjenë lirinë e plotë.

kurse për Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, gjykimi dhe dënimi i tij ka qenë kryekëput politik dhe është bërë sa për t’i kënaqur apetitet e Serbisë dhe për ta balancuar luftën e pastër të UÇK-së me gjenocidin serb të ushtruar në Kosovë.

Familjarët e ngushtë, bashkëluftëtarë e qytetarë të shumtë në orët e hershme të mëngjesit ia kishin mësyrë aeroportit të Prishtinës, kush me tupan e kush me surle, për ta pritur ardhjen e Hajredin Balës nga Haga.

Bala në deklarimin e tij të parë, para mediave, ka thënë se privimi i tij nga liria për dhjetë vjet ishte i padrejtë dhe vetëm e vetëm pse e mbrojtën vendin. Bala ka thënë se nuk mund t’i gëzohet lirimit të tij përderisa gjenden shokët e tij nëpër burgje.

“Kthehem pas 10 vitesh në Kosovë ku mu mor liria padrejtësisht vetëm që e mbrojtëm këtë vend. Por edhe pse erdha sot, dikush e mendon se ndjej ndonjë farë kënaqësie, jo. Shokët nëpër burgje, Kosova e pavarur..., nuk beson se ka”, ka thënë ai i emocionuar dhe për t’u përballur më pas me shumë përqafime në dalje.

Bala kur doli pa qindra qytetarë që nën tingullin e tupanit po i uronin mirëseardhjen e tij në Republikën e Kosovës, për të cilën luftoi ai vetë.

Lirimit të Balës iu gëzuan edhe bashkëluftëtarët e tij. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, i ka thënë Kosovapress-it se pos që e kanë mirëpritur lirimin e tij, ata gjithmonë kanë besuar në pafajësinë e tij dhe bashkëluftëtarëve tjerë.

Vendimi dhe dënimi i Balës nga Haga, për Xhemajlin, ishte politik dhe ishte bërë me qëllimin që të bëjnë balancim të luftës së pastër të UÇK-së dhe gjenocidit serb në Kosovë.

“Për Organizatës e Veteranëve të Luftës dhe për të gjithë shqiptarët në përgjithësi lirimi i Hajredin Balajt, pas 10 viteve në gjykimin e Tribunalit të Hagës për neve ka qenë një gjyq politik, një dënim politik dhe për neve çdoherë Hajredin Balaj dhe bashkëluftëtarët e tjerë janë dhe kanë qenë të pafajshëm. Procesi i Hagës ka qenë politik për t’i kënaqur apetitet e Serbisë në përgjithësi dhe duke u munduar ta bëjnë një balancim të asaj se çka ka bërë Serbia me gjenocidin në popullin shqiptar. Ushtarët e UÇK-së kanë bërë luftë të drejtë dhe luftë të pastër. Ne çdoherë kemi besuar në pafajësinë e tij”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se vetë falja e tri vjetëve për Balajn nga Gjykata e Hagës, do të thotë se edhe kjo gjykatë e ka kuptuar se lufta e UÇK-së ka qenë shumë e drejtë dhe e pastër.

Për më tepër, në nëntor të 2005, Tribunali e dënoi Balën me 13 vjet burg, kinse për pjesëmarrje në vrasjen e 11 robërve në kampin e UÇK-së në Llapushnik.

Dy vjet më pas, vendimin e konfirmoi kolegji i Apelit të Tribunalit, duke refuzuar ankesën e Balës, i cili u dërgua në Francë për të vajtur dënimin.

Balaj u arrestua në Kosovë nga forcat ndërkombëtare në shkurt të vitit 2003. /kosovapress/

Kthehu mbrapa

Shto koment