Buzhala: Kur ishte kryeministër Ramush Haradinaj, kishte krim të organizuar

31.12.2012 (komentet: 0)

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala është çuditur me një deklaratë të nënkryetarit të AAK-së, Ahmet Isufi, ku ky i fundit ka thënë se puna në administratë publike me qeverisjen në krye me Ramush Haradinajn do të fillojë duke filluar nga ora 7.

Berat Buzhala

Berat Buzhala

 

“Nuk e kuptova saktë Ahmet Isufin çka deshtë me thënë me qatë intervistën se me AAK’në puna ka me filluar në ora 7 të mëngjesit.

A do të thote kjo që orari ka me përfunduar në 14 pasdite? Më shumë se tetë orë në ditë nuk mundet kërkush me i detyru njerëzit me punuar. Apo jo? Përndryshe ish dashtë që me u ndërruar ligji i Punës, sepse janë orët e caktume se sa lejohet në jave me punuar administrata. Po du me thënë që kjo çka ka thënë z. Isufi është pjesë e demagogjisë “për me punuar”. Nuk kisha me u çuditë që tash një anëtar tjetër i kryesisë së AAK’së me dal e me thënë se prej 6.30 të sabahut të gjithë qytetarët duhet me dal me ba gjimnastike para banesave”, ka shkruar Buzhala në profilin e tij në Facebook.

Ai më tutje ka shkruar se mungesa e kreativitetit se çka kuptojmë me definicionin e punës nuk mundet me u zëvendesu me faktin se duhet me dal herët në zyre “me hëngër byreka para kompjuterëve”.

“Efektivisht në kohen e Enver Hoxhes në Shqipëri populli janë këputë tuj punu, ama kush hajrin asaj pune nuk ia ka pa. Nuk po them se kjo qeveri, e sidomos ministra të caktumë të kesaj qeverie janë tuj punu drejt, ama jam i bindur se Ahmet Isufi nuk ka pas punuar ma mire kur ka qenë ministër. Jam gjithashtu i bindur se Isufi dhe isufet e tjerë të AAK’së janë të njëjtit që kanë qenë prej vitit 2004 -2007”.

Berat Buzhala në profilin e tij në Facebook

Berat Buzhala në profilin e tij në Facebook

 

Mirëpo, Buzhala nuk është ndalur me kaq në një koment duke iu përgjigjur një komentuesi rreth këtij postimi.

Ai ka shkruar se në kohën e qeverisjes së Ramush Haradinajt ka pas edhe krim të organizuar.

“Nuk ki nevojë Ardiana që ne profil temin me më tregu se kënd kam drejt e kënd jo me e kritiku. Thjesht mundesh me komentuar. Kështu qe unë mendoj se ai tre mujor (i qeverisjes së Ramush haradinajt) thjesht ka qenë një pune e zakonshme e nje kabineti të ri qeveritar. Madje mendoj se ka qene një tre mujor i dobtë. Madje – mos u prek Ardiane – qe ne atë kohë ka pas edhe krim të organizuar”, shkruan Buzhala. (ORAinfo/Gazetaditore/

Kthehu mbrapa

Shto koment