Naftë në Gazivodë

29.12.2012 (komentet: 0)

Kontrabanda e naftës rrezikon shëndetin e Liqenit të Gazivodës

marrë nga Wikipedia

Nuk dihet nëse rrjedhja e naftës është bërë me qëllim, apo jo. Nuk dihet kush e ka bërë, apo si. As sasia nuk dihet. Mirëpo, është e sigurt që kjo rrjedhje ka ardhur nga nafta e kontrabanduar

 

Kontrabanduesit e naftës nga Serbia në Kosovë, le që e dëmtojnë buxhetin e Kosovës me qindra miliona euro, ata madje shkaktojnë edhe ndotje, e katastrofa ekologjike. Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se para 4 ditësh, një rrjedhje e naftës ka ndodhur në Liqenin e Gazivodës, në pjesën veriore të Kosovës. 
Kjo rrjedhje, sipas burimeve, është bërë nga cisterna dhe fuqitë e mbushura me naftë që po tentonin të kontrabandoheshin në Kosovë përmes Liqenit të Gazivodës. 
Policia nga rajoni i Mitrovicës e kanë konfirmuar incidentin. 
“Është hapur si rast penal për ndotjen e ujit të pijshëm, në Stacionin e Zubin Potokut”, konfirmoi për gazetën “Kosova Sot”, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti. Deri tani, sipas tij, nuk ka të dyshuar, apo arrestuar. Hoti nuk e mohon mundësinë që kjo rrjedhje të jetë shkaktuar nga kontrabanduesë të derivateve që e përdorin Liqenin e Gazivodës. Kjo rrjedhje ka mundur të jetë edhe e qëllimshme, edhe pse zyrtarët policorë nuk e besojnë këtë. 
“Ne do të bisedojmë edhe me zyrtarë të KFOR-it, nëse ata kanë ndonjë informatë nga të dhënat e inteligjencës lidhur me rastin, pasi që liqeni ndodhet pranë pikës kufitare në Bërnjakë”, tha shkurt Hoti.(Më gjërësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT).

Kthehu mbrapa

Shto koment