Serbët sërish bllokuan rrugët

28.12.2012 (komentet: 0)

Serbët e veriut të Kosovës, të shumtën afaristë, në grupe të vogëla kanë bllokuar sërish rrugët, në tri lokacione në veri të Kosovës.

 

Të pakënaqur me marrëveshjen e arritur në Bruksel për taksat doganore dhe menaxhimin e integruar të kufirit, ata kanë mbajtur për dy orë të bllokuar rrugën që çon për në vendkalimin në Jarinje, rreth 1 kilometër larg vendkalimit, pastaj rrugën në Rudare, si dhe rrugën që çon në “Lagjen e Boshnjëve”, në afërsi të urës kryesore të Ibrit.

Gjithashtu, serbët bllokuan për dy orë edhe rrugën që çon në Suhodoll. Gjatë protestës, janë mbajtur të mbyllura të gjitha dyqanet në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe në Leposaviq.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, toger Besim Hoti, ka konfirmuar mbajtjen e protestave të serbëve. Sipas tij, kanë protestuar rreth 150 veta, në lokacione të ndryshme.

“Është duke u zhvilluar një praktikë e ngjajshme e protestave sikur herave tjera dhe se ato ato kanë përfunduar qetë”, ka thënë toger Hoti, duke shtuar se në drejtim të pikës kufitare Bërnjak, nuk ka protestues dhe se qarkullimi i automjeteve zhvillohet normalisht. Protestuesit serbë kanë paralajmëruar, se me protesta do të vazhdohet me 9 janar

Kthehu mbrapa

Shto koment