Kurteshi: Po vetlavdërohen ndërkohë që kanë dështuar

28.12.2012 (komentet: 0)

Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, e kanë quajtur qeverisjen lokale skandaloze. I Pari i Vetëvendosjes në Gjilan, Ismajl Kurteshi, ka thënë se në këtë fundvit, kj qeverisje po vetlavdërohet sa po mundet por n fakt ajo ka dështuar totalisht.

Kurteshi ka thënë se  nga kjo qeverisje janë premtuar nga 25 milion investime kapitale,  për vit , e janë investuar vetëm diku rreth 4 milion.

“I kanë premtuar 4 mijë vende të reja pune, nuk i kanë hap as 40 pa i llogaritur vendet e atyre që kanë shkuar në pension.E kanë premtuar hapjen e Universitetit publik. Nuk e kanë hapur. Kanë premtuar përfundimin e lumit Mirusha. Nuk e kanë përfunduar. E kanë premtuar ndërtimin e parkut industrial. Nuk e kanë ndërtuar”, ka thënë Kurteshi.

Sipas tij janë, kjo qeverisje  kishte premtuar edhe se do t’i përfundojnë ndërtimin e shkollave që kanë filluar të ndërtohen para 3 viteve, Gjimnazin, Shkollën e Bujqësisë dhe shkollën fillore në lagjen e tretë, por nuk i kanë përfunduar. Po ashtu, kanë premtuar ndërtimin e shkollës e re të arteve dhe shkollën fillore në Kishnapole. As nuk e kanë filluar ndërtimin e tyre. 

Kurteshi tha se kanë dhënë edhe plotë premtime tjera që nuk i kanë  realizuar. AI ka përmendur edhe premtimin se buxhetin e komunës do ta shpenzojnë me “nikoqirllëk” por, sipas Kurteshit,  ka ndodh e kundërta. 

Kreu i Vetëvendosjes në Gjilan, Ismajl Kurteshi ka thënë se kjo qeverisje përgjatë këtij viti do të mbahet mend edhe për shkelje ligjore, si kushtëzimi i shërbimeve të Komunës me pagesën e faturave të ujit dhe mbeturinave, po ashtu është tejkalim i kompetencave. Vendimi i Kuvendit Komunal, për ta paguar kryetarin e komunës dhe zyrtarë  të tjerë, pasi ta përfundojnë mandatin është antiligjor. Mbipunësimi i 431 punëtorëve në Komunë është shkelje e rëndë ligjore.

Pastaj, organizimi i ekskursionit për shërbyesit civil, me mjete të taksapaguesve. Financimi i ndërtimit të ndërtesës së universitetit dhe pagesa e qirasë për fakultete, edhe pse neni 20 i Ligjit mbi Arsim të Lart në Republikën e Kosovës e parasheh që shkollimin e lart (universitar) e financon Ministria për Arsim. Këmbimi i tokës së Komunës me AKP, 10m/2 të Komunës janë dhënë për 1m/2 të AKP-së. Mosinteresimi për kthimin në pronësi të tokës së Komunës, të privatizuar nga AKP-ja e të tjera.

Kurteshi, po ashtu ka përmendur edhe futjen e komunës në borxhe për të cilën ka bërë fajtore pikërisht qeverisjen aktuale, pastaj nënshkrim i kontratave të PPP-së që e kanë dëmtuar komunën.

Po ashtu Kurteshi ka  përmendur edhe të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm duke thënë se të gjeturat e saj ishin se procedurat e prokurimit zhvillohen pa respektuar ligjin për prokurimin; se subvencionimet në komunën e Gjilanit ndodhin pa një rregullore të punës; në komunën e Gjilanit nuk ka rregullore mbi sistematizimin e vendeve të punës; në komunën e Gjilanit nuk ekziston Komiteti për Auditim.

“Këto janë vetëm disa nga shkeljet dhe keqmenaxhimet e komunës. Urojmë që vitin që po vjen qytetarët e Gjilanit ta vlerësojnë drejt sjelljen e kësaj udhëheqje komunale dhe t’ia jep vlerësimin dhe dënimin e merituar”, ka thënë Kurteshi i Vetëvendosjes.

Kthehu mbrapa

Shto koment