Sot u bë ekzekutimi i pagave për shërbyesit e administratës publike

27.12.2012 (komentet: 0)

Prishtinë, 27 dhjetor - Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovë, se Ministria e Financave ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor.



Për shkak të përfundimit të vitit 2012 si dhe duke pasur parasysh festen e Vitit të Ri, ekzekutimi  i pagave është bërë disa ditë më herët  nga ekzekutimi i rregullt. 

Me këtë rast , Ministria e Financave të gjithë qytetareve të Kosovës ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2013, begati dhe shëndet për familjet tuaja. 

Kthehu mbrapa

Shto koment